• |
ide | kryesore

Vdiqën 12 persona dhe raportuat 5/ Plas sherri mes Bratajt dhe ekspertit të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku Ilir Pecnikaj që është pjesë e Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike ka bërë një denoncim të fortë në studion e emisionit “Opinion” kur deklaroi se më datë 12 tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, që njihet si COVID2 kanë humbur jetën 12 persona, por Ministria atë ditë ka njoftuar vetëm 5 vdekje.

“Kam faktin që në datën 12 tetor ose në 13, mund të gaboj, vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” kanë vdekur 12 persona, ndërsa një ditë më vonë në të gjithë Shqipërinë janë raportuar vetëm 5 vdekje. Ne e kemi bërë një thirrje që të hetohet, por zoti Brataj mund të na e shpjegojë tani” – tha Pecnikaj duke nxitur reagimin e kreut të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

“Më thuaj emrat e të vdekurve në datën 13. Të të vijë zor se mezi pret katastrofën. Më thuaj një shtet që është menaxhuar mirë. Mos flisni për katastrofë, se i keni tmerruar njerëzit. Prandaj vijnë në spital. Mos t’ua nxjerr me emra” – tha Brataj.

Eksperti i PD akuzoi se ka një mbyllje të shifrave për të mos marrë informacion dhe se njerëzit po u drejtohen spitaleve private. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Po te ishin keta eskspertet e pd ne krye.
    Sot.. Jo vetem qe s do te kishte asnje vdekje nga virusi. Por perkundrazi, ata qe do kishin fatin te infektoheshin. Do ishin me te fuqishme dhe do kishin aftesi te vecanta. Po aftesia me madhe e atyre qe do prekeshin prej virusit, do ishte se ata do beheshin perjetesisht demokrat te flakt.

  2. Brataj eshte qelbesira e Partise po edhe ky Pecnikaj qe mbahet per profesor ne itali por eshte kokrra e injorantit pa pune dhe ben militantin opozitar..Njeri mut e tjetri kak!

  3. Aaaaaaa, qenka PD qe ka tmerruar njerezit, ë?
    O kurve mjek, o ushtar i Partise Heroinike!
    Po kumandari legjendar qe fliste 8 here ne dite per ‘lufte me armikun imagjinar dhe mijera te vdekur” qe ne mars???!!!
    O vllai i Zan Caushit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *