• |
ide | kryesore

Video/ Natë ‘tmerri’ në Sevilla: Gjermanisë i kthehet karma, Spanja e turpëron me gjashtë gola

-Instant, F1, Sport, Video



Gjermania mund të mbajë mend Mineiraon, Bayern Mynih natën e Lisbonës, por është e sigurtë se do ti dalë në ëndërr edhe Estadio de La Cartuja ku Spanja e turpëron 6-0 në Nations League, duke i marrë edhe vendin e parë. Kundër Gjermanisë, në ndeshjen e fundit të grupit, vjen një 6-0 që nuk kërkon shumë shpjegim. Dominuesi i mbrëmjes një Ferran Torres i jashtëzakonshëm, në gol në të 33’, 55’ e në të 72’. Shënuan edhe juventini Morata, autor i golit të avantazhit në të 17’, Rodri në të 38’ e Oyarzabal në të 89’. Disfatë historike për Neuer e të tjerët. Një leksion futbolli, një ndeshje me sens unik që premion Spanjën e fundosi shpresat e mbi të gjitha bindjen e një Gjermanie shumë e shëmtuar për të qenë e vërtetë. Dominimi i Furive të Kuqe është total nga minuta e parë e kualifikimi i iberikëve, që i bashkohjen kështu Francës në fazën finale me katër, nuk u vu kurrë në diskutim. E vetmja shenjë jete e skuadrës së Loeë u dha në të 77’, me traversën e Gnabry, përpara se Oyarzabal të mbyllte përfundimisht një mbrëmje të paharrueshme për futbollin spanjoll e krejtësisht të tmerrshme për atë gjerman.






Në Grupin 3 Franca, që ishte e kualifikuar, u imponua 4-2 në Saint Denis ndaj Suedisë e certifikoi vendin e parë për të shkuar në Final Four në program në 2021. Francezët e nisën keq të ndëshkuar nga Claesson në të 5’ por neglizhenca momentale u fshi nga goli i Giroud, që në të 16’, me asist të Marcus Thuram, sigloi menjëherë 1-1. Pas barazimit, vendasit nuk kishin më probleme me ritmin e në të 36’ Pavard ndëshkoi Olsen e gjeti, me një të djathtë të saktë, golin që coi të tijtë në pushim me rezultatin 2-1. Në pjesën e dytë Deschamps bëri tre lëvizje, duke hedhur në fushë edhe Mbappè. E pikërisht numri 10 që shërbeu Giroud në të 59’ një asist të parefuzueshëm për 3-1 francez që u duk se mbylli llogarinë para kohë. Suedia, në fakt, u fut në lojë dy minuta nga fundi kur realizoi Quaison, por gjërat u bënë të pamundura pas caste më vonë, kur Coman fiksoi rezultatin në 4-2.






Nuk munguan golat e emocionet në Split ku Kroacia e Portugalia luajtën një ndeshje të luftuar deri në fund. Skuadrat kërkuan hapur golin e avantazhit, që fillimisht e gjetën kroatët në të 29’ me anë të Kovavic që, pas tentativës së parë të grushtuar nga Rui Patricio, shtyn në rrjetë golin e 1-0. Ballkanasit e komplikuan punën në pjesën e dytë kur në të 51’ humbën Rog për shumë kartonësh të verdhë e Portugalia përfitoi duke barazuar me Ruben Dias në të 52’. Luzitanët insistuan e në të 60’ gjetën 2-1 me Joao Felix, por avantazhi zgjati vetëm 5 minuta sepse në të 65’ sërisht Kovacic barazoi rezultatin. Në fund, fitoren e gjetën portugezët e Ronaldos, që nuk arriti të lërë gjurmë, me golin e dytë personal të Ruben Dias, që përfitoi nga gafa e Livakovic e në të 90’ fiksoi shifrat në 3-2.





UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 3
Croatia 2 – 3 Portugal
France 4 – 2 Sweden
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 4
Spain 6 – 0 Germany
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 1
Luxembourg 0 – 0 Azerbaijan
Montenegro 4 – 0 Cyprus
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 1
Andorra 0 – 5 Latvia
Malta 1 – 1 Faroe Islands
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 2
Gibraltar 1 – 1 Liechtenstein



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *