• |
ide | kryesore

Zbulohet dashuria e re e Neymar: këngëtarja e famshme e lojtari kanë 8 muaj në një lidhje të hapur

-Instant, Sport



Neymar zbulohet të ketë, prej tetë muajsh, një relacion të hapur me një këngëtare braziliane. E ka zbuluar portali brazilian Extra, që edhe këtë herë fokusohet në jetën private të sulmuesit të Psg. Në muajt e kaluar ishte folur shumë për një lidhje të pretenduar me modelen Natalia Barulich, ish-e fejuara e këngëtarit Maluma. Për këtë çështje dhe për mosmarrëveshjet e pretenduara – gjithmonë të mohuara – midis Neymar dhe këngëtarit tashmë është shkruar dhe folur shumë.

Extra zbulon kështu se me këngëtaren Gabily është një histori që zgjat prej 8 muajsh. E që bëhet fjalë për një lidhje të hapur. Gjithcka nisi gjatë pandemisë, pastaj në korrik takimet e tyre u intensifikuan. Neymar ia ka prezantuar këngëtaren disa miqve të tij e familjes. Gabily është pa dyshim një nga këngëtaret më të njohura e të famshme në Brazil.



1 Comment

  1. “Zbulohet dashuria”… dhe ne te njejten kohe…”kane 8 muaj ne lidhje te hapur”.

    O te hengert dheri mesuesen qe te ka vene 5-en, o gazetaaarrrrr. Logjike hekurkthyesi.

    Kush ta dha deftesen e klases se 9-te , vdekte ne vend…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *