• |
ide | kryesore

Akuzat e prokurorisë, avokati i Thaçit: Propozimi që gjykimi të fillojë në qershor është absurd

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijon të mbahet në Hagë seanca statusore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të UÇK, të akuzuar për krime lufte.

David Hooper, avokati i Hashim Thaçit e konsideroi absurd që gjykimi të ndodhë në qershor të vitit të ardhshëm, duke u shprehur se kjo mund të ndodh pas një viti dhe jo më 2021-shin.

Ai u shpreh se Prokuroria ka kryer hetime të gjata mbi 5 vjet, dhe se ka vepruar në periudhën para Covid-it, ndërkohë që tani bota po jeton me pandeminë dhe na duhen 18 muaj që të nisim gjykimin.

“Propozimi që ky gjykim të filloj në qershor është absurd. Jo vitin e ardhshëm, ndoshta një vit më pas. Këto vlerësime të përafërta janë diskutuar me kolegë të tjerë.

Sa i përket aktakuzës, kur ke përpara një aktakuzë që është e redaktuar, ku nuk jepet dita ose data, kjo nuk është adekuatë. Redaktimi duhet të jetë në një shkallë më të vogël.

Këto janë mjaft detyra të rëndësishme që kryhen nga oficerë përgjegjës dhe si rezultat kemi një defekt të madh sa i përket përshtatshmërisë”, tha avokati Hooper, shkruan Panorama.

Ka nisur në oren 12:00 seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ish-drejtuesit e UÇK të akuzuar për krime lufte.

Kjo seancë shërben për bashkërendim të komunikimit mes prokurorëve dhe të akuzuarve, për çështje të nxjerrjes së provave dhe mbajtjes së gjykimit para se rasti të kalojë te trupi gjykues.

Kujtojmë që kjo është paraqitja e dytë e tyre para gjykatës, pasi ju është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të gjithë, aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që i cilësojnë ata si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *