• |
ide | kryesore

Ashley Graham tregon rutinën e kujdesit për fytyrën

-Instant, Paparazzi, Slider



Ashley Graham i ka zbuluar ritualet e saj të preferuara kozmetike, të cilat lëkurën ia bëjnë më rinore. Edhe pse sipas sezonit ndryshon rutinën, baza mbetet e njëjtë.

“Qëllimi im është të kem lëkurë të butë dhe të shkëlqyer, ndërsa njëri ndër kushtet për të është hidratimi i mirë”. ka theksuar Graham. Çdo ditë përdor pastrues të butë për heqjen e grimit dhe pastrimin e fytyrës. Ajo ka vite që përdor tretësirën micellar dhe e zbuloi që në sfilata përdoret edhe nga artistët e grimit. “Pa marrë parasysh çfarë keni në fytyrë, konsideroj që është me rëndësi ta pastroni në mbrëmje”, ka thënë Ashley, shkruan Prevention. Pas pastrimit, patjetër përdor serum me thartirë ferulike, i cili zvogëlon shfaqjen e hiperpigmentimit, në mënyrë që teni t’i jetë i njëjtësuar dhe pa njolla.

Ndër formulat kryesore në kurën e lëkurës janë kremrat për hidratim. Më pas spërkat ujë trëndafili në fytyrë, gjë që i jep asaj lagështi shtesë. Kur ajo del nga shtëpia, patjetër vendosni një krem mefa ktorin mbrojtës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *