Ajo është njëra nga artistet shqiptare që ka korrë suksese të mëdha në tregun ndërkombëtar muzikor viteve të fundit.
Fjala është për Ava Max, e cila tashmë po shënon një karrierë mjaft të mirë me projektet e njëpasnjëshme që po sjell. Pas albumit debutues që e solli në muajin shtator, biondja ka njoftuar fansat se nesër publikon një tjetër këngë të re. Përmes një postimi të ndarë në Instagram, Amanda Koci (emri i vërtetë) thekson se “My Head And My Heart” lansohet ditën e nesërme (e enjte).
“Kam pritur momentin e duhur që të ndaj këtë këngë me ju. Shumë e emocionuar të ju njoftoj se My Head And My Heart publikohet të enjten. Mezi po pres që ju ta dëgjoni atë”, ka shkruar ajo.