• |
ide | kryesore

Avokatët e Thaçit e Veselit kundërshtojnë Specialen: Aktuakuza si e arnuar, çështja e komplikuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa pranë Dhomave e Specializuara në Hagë ka filluar konferenca statusore në rastin kundër ish-liderëve të UÇK-së, avokatët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit jo vetëm që kundërshtuan nisjen e gjykimit në qershor, por e cilësuan çështjen si të komplikuar dhe se akt-akuzën të arnuar.

Çfarë thotë avokati i Thaçit, David Hooper:

“Po jetojmë në kohë pandemie, 18 muaj do të na duhet përpara se të mendojmë për një gjykim. Propozimi im është që gjykimi të fillojë jo më herët se 18 muaj, nisja në qershor është absurd. Kjo është një çështje e komplikuar, nuk mund të nisë vitin e ardhshëm, por një vit më pas. Këto vlerësime të përafërta janë diskutuar edhe me kolegë të tjerë. Sa i përket aktakuzës kur e ke të redaktuar që thotë një ditë dhe nuk jepet dita apo data kjo nuk është format i duhur, pra, redaktimi duhet të jetë në shkallë më të vogël dhe materiali i hapur për mbrojtjen. Nga përvoja këto janë mjaft detyra të rëndësishme që kryehen nga oficerë përgjegjës.” – u shpreh David Hooper në seancë.

Çfarë thotë avokati i Kastri Veselit, Ben Emmerson:

“Afatet kohore të prokurorisë, sigurisht që testi për këtë është mjaftueshmëria e kohës dhe mjeteve që iu ofrohen prokurorisë. U çuditëm që gjykimi do fillojë pak kohë pasi të nxirren dokumentet e para. Avokatja e prokurorisë u përpoq të justifikonte se ata i dinë akuzat e tyre, e ky pozicionim i jashtëzakondhëm duke pasur parasysh akuzuat e rënda është një indikacion se sa të sinqertë janë në qasjen e tyre. Është e qartë, se aktakuza është si e arnuar, janë bashkuar disa akuza të ndryshme nga zona të ndryshme të Kosovës, përmenden shumë persona të ndryshëm që kanë sajuar se kanë qënë pjesë e UCK, nga përvoja me tribunalin e Jugosllavisë, mund të ketë prova false nga prokuroria. Ndoshta prokuroria nuk e di, por ne duhet të bëjmë verifikim të tyre. Kjo që kërkohet tronditëse. Realiteti është që pasi të njihemi me akuzat e paraqitura ndaj nesh do të na duhen minimumi 18 muaj hetime, nuk e kemi nxjerrë nga mendja jonë këtë, por jemi bazuar në hetime të tjera që janë bërë. Duke qënë se janë 200 dëshmitarë gjyqi do të shkojë deri në 2 vjet.” – u shpreh Ben Emmerson.



1 Comment

  1. p…me rigon. dhe drejtesin duhet te na i bejne te tjeret. o mortja pse sna ha te gjitheve qe nuk jemi per asgje vecse ha dhe dh.t. rrojn te tere rrojm dhe ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *