• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si e përzunë Andi Lilën nga Stadiumi i Kavajës: Ik se është politike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-futbollisti i Kombëtares, tashmë pjesë e listave të Partisë Demokratike si kandidat për deputet në Kavajë Andi Lila është përzënë nga ‘Fusha e Vjetër’ e qytetit teksa jepte intervistë për News24. Në pamjet e publikuara nga “BalkanWeb”, Lila shihet teksa komunikon me një polic bashkiak dhe një tjetër person me emrin Aldo, që i thotë troç se “është politikë dhe se duhet të largohet nga fusha e blertë”.

Gjatë debatit, Lila e pyet se nga kush është urdhëruar dhe punonjësi që prezantohet si drejtori i sportit i shoqëruar nga një polic bashkiak i kërkon disa herë ta kuptojë për pozicionin e vështirë dhe sikletin që ka, por se duhet të largohet nga fusha.

DEBATI

Punonjësi: Ke punë shumë?

Lila: Ja mbaruam.

Punonjësi: Se na bënë me llafe.

Lila: Kush bëri llafe?

Punonësi: Na bënë me llafe. Sikur se di si funksionon, hë pra mo.

Lila: Nuk e di, kush bëri llafe.

Punonjësi: Për Zotin na bën me llafe. Unë kastile kam ardhur, s’kam çfarë të bëj ty por na bën me llafe. Kështu që po pate për të mbaruar…

Lila: O Aldo unë këtu e kam bërë me djersë e gjak, kështu që ata të kanë thënë ty…Është fusha ime.

Punonjësi: Është muhabet politik, po të vij si vëlla, mos na vër në siklet, ti tani më kupton. edhe ty po të thonë…

Lila: Kush të ka thënë? Të ka thënë kryetari i bashkisë?

Punonjësi: Po më vë në siklet. të kam lajmëru unë o vlla.

Lila: Ti çfarë je?

Punonjësi: Drejtori i sporteve. Policinë bashkiake unë e kam lajmëruar vëlla?

Polici bashkiak: Jo, jo.

Lila: Kush e ka lajmëruar.

Polici bashkiak: Komandanti.

Punonjësi: Për Zotin nuk e kam lajmëruar unë, për kokë të familjes.

Lila: Komandanti? Që të nxirrni Andi Lilën përjashtë.

Punonjësi: Për Zotin na vë në siklet, na vë në siklet, për kokë të familjes se mu s’po më bi mendja. S’po kandidoj unë për kryetar bashkie, as për deputet. Për Zotin 10 vetë më kanë marrë në telefon.

Lila: Mbaruam!

Punonjësi: Me siklet të madh vallahi, po më dridhet zëri.

Një tjetër: Siklet se ikim prej pune…

Lila: Të kuptoj shumë mirë.

Punonjësi: O vlla janë ca gjëra, është politike, nuk është problemi që është sport. Po të jetë sport, është sport. Andi nuk ka punë sepse është politikë, në krah të kundërt me ne. Ky është gjithë muhabeti që është folur, çfarë të them unë?! Ka më shqip?! Për Zotin kjo është.

Lila: Pyeti njëherë vlla në Kavajë të vijë më Andi Lila apo jo? Po ça janë këto injoranca.

Punonjësi: Çfarë të them unë. Mua kështu më thanë.

Lila ka reaguar dhe me anë të një postimi në Instagram për incidentin e papritur në qytetin e tij të lindjes, Kavajë. Futbollisti është shprehur se është ndaluar nga policia për të dhënë intervistë në fushën e vjetër të qytetit për ekranin e News24, ekzaktësisht emision “Fit Station” me gazetaren Cenkuela Hasa duke akuzuar kryetarin e Bashkisë Kavajë.

https://www.youtube.com/watch?v=PojPMF21Nto&feature=emb_title



6 Comments

  1. albanistanin e ka zili dhe koreja e veriut per tolitarizmin. cdo media, art dhe sport nen kujdesin e partise. kush nuk aderon ne te eshte armik i popullit.

  2. Gjyqtari e pyet se a e njeh Lulzim Bashen dhe çfare donte ai ‘ne dhomen tuaj kur jeni marre ne pyetje’.

    “Pyetje: Faleminderit. Më thoni, e njihni Lulzim Bashën?

    Përgjigje: Po, e njoh.

    Pyetje: Në çfarë cilësie mori pjesë ai në intervistë?

    Përgjigje: Ai ishte në Hagë. Ishte i pranishëm gjatë intervistës në Hagë.

    Pyetje: Më falni, por ishte shoqëruesi juaj dhe për këtë arsye mori pjesë në intervistë apo mori pjesë në cilësinë e ndonjë personi tjetër?

    Përgjigje: Në cilësinë e përkthyesit, thjesht si përkthyes.

    Pyetje: Faleminderit! Por ai nuk listohet si përkthyes në deklaratë.ja ky loqja i ri i pd ben si kavajs trim,alla salianji i ri

    1. ik mor rrot kari se na acarove me te njejtin koment kudo si rrobot. Prandaj se ka idiota si puna jote me shumice po e mer muti ket vend.

  3. Shaj veten ça rrote mulliri jam treguar qe kam votuar kete kryeminister drogaxhi nd 2013 qe i qiu rropt Shqiperise dhe s’dihet kur do ndalet se dhe 2021 ka per te vjedh zgjedhjet e do na vere ne gjume me rrumpalla, spirolaraska e lloj fytyrash te shpifura qe tentojne te bejne per budalla me nivelin e ulet te bisedes si ky tipi me lart qe na cau karin me Kosoven e kaseten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *