• |
ide | kryesore

Dëmtohen Ramos e Varane: Zidane duhet të ‘shpikë’ mbrojtjen e Real Madrid në Champions

-Instant, Sport



Në fillim dy penalltitë e gabuara kundër Zvicrës, pastaj dëmtimi që e ka detyruar të lërë fushën e lojës para kohe në ndeshjen kundër Gjermanisë në mbrëmjen e 6-0 historike në Nations League. Me pak fjalë, impenjimi me Spanjën i Sergio Ramos nuk ishte kushedi se cfarë, të paktën nga ana personale. Kapiteni i Real Madrid ka ngritur flamurin e bardhë pasi ndjeu një shqetësim në kofshën e djathtë e tani rrezikon të humbasë jo vetëm sfidën në Liga kundër Villarreal por edhe atë në Champions kundër Inter në San Siro të mërkurën e ardhshme, duke e lënë kështu Zidane me një mbrojtje të gjithën për ta shpikur.

Në fakt, edhe Varane doli i dëmtuar gjatë Francë-Suedi (“Problem i vogël” ka thënë tekniku Deschamps, e në Madrid janë optimistë), Nacho po rimerr veten pas një ndalese fizike e Militao është ende në pritje të një tamponi negativ.

Pas ndeshjes, tekniku spanjoll Luis Enrique u mundua të qetësojë madrilenët në lidhje me Ramos: “Sergio është rezistent, mendoj se mund të jetë dicka e lehtë. Nuk duket dëmtim i rëndë, por vetëm mjekët do të thonë se për cfarë bëhet fjalë. Në cdo rast më vjen keq për klubin”. Kapiteni i blancos do të kontrollohet sërisht sapo të rikthehet në Valdebebas, ashtu si edhe Varane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *