• |
ide | kryesore

Digjet makina e 32-vjeçares në Vlorë, dyshimet e para të policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në lagjen“24 Maji” në Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi”, në pronësi të shtetases E. H., 32-vjeç.

Policia e Vlorës ka dhënë pak detaje sa i përket ngjarjes së ndodhur gjatë këtij mëngjesi. Pavarësisht kësaj grupi hetimor ka ngritur pistat paraprake të hetimit. Dyshimet paraprake lidhen me familjen e saj. Para disa muajsh i kanë vënë eksploziv banesës së të atit, por fatmirësisht u konstatua pa shpërthyer. Motivet sipas grupit hetimor mund të lidhen edhe me konflikte për motive banale.
32 vjeçarja është nëna e një fëmije 12 vjeçar dhe është estetiste në profesion

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *