• |
ide | kryesore

Efektet e Covid-19/ Si u trondit lista e qyteteve më të shtrenjta të botës

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Tre qytetet më të shtrenjta të botës tani janë Hong Kongu, Zyrihu dhe Pariss, sipas një raporti të ri të kostos së jetesës.

Singapori dhe Osaka, të cilët ishin të barabartë me të parin, Hong Kongun vitin e kaluar, kanë rënë në renditje.

Sondazhi vjetor i “Economist Intelligence Unit” tha se çmimet e Singaporit ranë për shkak të një eksodi të punëtorëve të huaj për shkak të pandemisë Covid-19.

Shumica e qyteteve kineze janë rritur ndërsa tensionet SHBA-Kinë rrisin çmimet.

“Qytetet aziatike kanë dominuar tradicionalisht renditjen në vitet e kaluara, por pandemia ka riorganizuar renditjen e këtij raporti,” tha për BBC Upasana Dutt, shefe e Kostove Botërore të Jetesës së “Economist Intelligence Unit”.

Bangkoku rrëshqiti njëzet vende dhe tani renditet në vendin e 46-të e më të shtrenjtëve.

Raporti i EIU-së është i kalibruar ndaj të huajve, me të dhënat e përdorura nga shumëkombëshit për t’i ndihmuar në llogaritjen e kostos së udhëtimeve të viznesit dhe paketave të huaja.

Shumica e qyteteve kineze janë ngritur në renditje kryesisht për shkak të luftës teknologjike SHBA-Kinë e cila ka testuar qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit dhe ka ngritur çmimet e konsumit.

Europa e shtrenjtë 

Qytetet në Amerikat, Afrikën dhe Europën Lindore janë bërë më pak të kushtueshme që nga viti i kaluar, ndërsa qytetet e Europës Perëndimore janë bërë më të kushtueshme.

Në Europën Perëndimore janë plot katër nga dhjetë qytetet më të shtrenjta në indeks, me Zyrihun dhe Parisin që zënë vendin e parë të barabartë.

Gjeneva dhe Kopenhageni ishin përkatësisht e shtata dhe e nënta.

Kjo pjesërisht pasqyron forcën relative të monedhave europiane në një indeks që krahason çdo qytet me koston e jetesës në Nju Jork.

Kryeqyteti i Iranit, Teherani, kërceu 27 vende lart në renditje për shkak të sanksioneve të SHBA, të cilat kanë ndikuar në furnizimin e mallrave.

Cigare të shtrenjta, këmisha të lira 

Indeksi i Kostos Botërore të Jetesës së EIU krahasoi çmimet e 138 mallrave dhe shërbimeve në rreth 130 qytete të mëdha në shtator.

Në përgjithësi, çmimet kanë qenë mjaft të sheshta, por raporti tha se çmimet e mallrave thelbësore kanë qenë më elastike sesa ato të mallrave jo-thelbësore.

Sfidat logjistike gjithashtu ndikuan çmimet, me mungesa të mallrave të tilla si letra e banjos dhe ngritja e çmimit të makaronave në disa kategori.

Nga dhjetë kategoritë e mbuluara nga raporti, duhani dhe rekreacioni panë rritjen më të madhe të çmimeve, ndërsa çmimet e veshjeve kanë parë rënien më të madhe.

“Për sa i përket mallrave të konsumit, ka pasur një rritje të mprehtë të çmimeve të kompjuterëve, ndërsa çmimet e veshjeve kanë parë një rënie,” tha zonja Dutt. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *