• |
ide | kryesore

Formacioni i ditur i Rejas, dilema Gjasula e mungesa e Abrashit: ja si rreshtohet Shqipëria

-Instant, F1, Sport

Vigjilja e ndeshjes së fundit, “si një finale”, ashtu si e kishte konsideruar vetë tekniku në konferencën për shtyp, nuk ka shkuar mirë për Edy Rejan, që sikur të mos i mjaftonte skualifikimi i Abrashit e dëmtimi i Gjasulës, humbi edhe Elseid Hysaj të rezultuar pozitiv me Covid 19, pikërisht një ditë para ndeshjes. Dëmtimi në shpatull i Klaus Gjasulës, pohuar edhe nga italiani, e ka vënë në vështirësi teknikun në qendër të mesfushës, ku i duhet të zëvendësojë dy njerëz me peshë në repartin më strategjik të fushës (Amir Abrashi për shkak të kartonëve të verdhë).


MESFUSHA


Gjasula duhet të shtrëngojë dhëmbët për ta luajtur këtë ndeshje kundër Bjellorusisë, edhe pse nuk do të jetë në 100% të formës së tij fizike dhe po flasim për një nga lojtarët më të rëndësishëm taktikë të Rejas. Nëse ai nuk ia del, atëherë do të bëhet gati Ylber Ramadani. Tekniku ka bërë të ditur se për Abrashin, alternativa më e mirë është Qazim Laçit, i cili është rikthyer i gatshëm pasi shleu dënimin prej kartonëve,

ndërsa dalja jashtë loje e Hysajt ka bërë që Doka të kthehet në të djathtë me Uzunin në të majtë.

SULMI

Kuqezinjtë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 8 në këtë fushatë të Nations League, por tani Kombëtares i duhet patjetër fitore për të siguruar vendin e parë në grup. Sulmi do t’i besohet sërish dyshes Cikalleshi-Manaj, edhe pse ata shpenzuan shumë energji kundër Kazakistanit. Formacioni nuk do të ndryshojë në modul, me 3-5-2 e preferuar të teknikut, sepse në ndeshjen më vendimtare të Ligës së Kombeve, trajneri Edi Reja nuk ka ndërmend që të bëjë shumë eksperimente.

PRECEDENTËT

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë e shtata në historinë mes dy skuadrave, duke përfshirë ato zyrtaret dhe miqësoret. Kjo është një nga duelet më të rëndësishme mes tyre dhe do të shërbejë gjithashtu për të prishur bilancin e ekuilibruar që ekziston mes tyre. Në 6 ndeshjet e luajtura deri tani, Shqipëria numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje ndaj Bjellorusisë.

FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË

Portier: Berisha

Mbrojtës: Ismajli, Xhimshiti, Veseli

Mesfushorë: Doka, Gjasula, Memushaj, Laci, Uzuni

Sulmues: Manaj, Cikalleshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu