• |
ide | kryesore

Gjykatësi i Speciales : Nuk do të përcaktohet sot data për fillimin e gjykimit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë konferencës statusore të çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, gjykatësi i Speciales, Nicolas Guill deklaroi se në seancën e sotme nuk do të caktohet data për fillimin e gjykimit ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Nga Prokuroria është kërkuar që gjykimi të fillojnë në qershorin e vitit 2021, një kërkesë të tillë e ka kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve.

Gjykatësi Guilloi theksoi se sa më shpejt që të përfundojë procesi i nxjerrjes së dokumentacionit nga prokuroria, aq më shpejt do të vazhdohet me procedurën e gjykimit.

Në anën tjetër prokurorja e rastit ka thënë që jo i gjithë materiali ka nevojë për redaktim.

Sipas saj, do të duhen katër ose gjashtë ditë pune për nxjerrjen e materialit për të realizuar afatin e tyre kohor prej 30 ditësh, për dorëzim.

“Jo i gjithë materiali kërkon redaktime, duhet tri ditë të plota për nxjerrjen e informacionit. Do të na duhet katër deri gjashtë ditë punë për informacione për nxjerrjen e materialit, për të realizuar afatin tonë kohor prej 30 ditësh. Çdo zgjatje mbi afatin kohor prej 30 ditësh do të na ndihmonte”. 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *