• |
ide | kryesore

Harvey Weinstein i sëmurë pas dënimit me 23 vite burg

-Instant, Paparazzi, Slider



Një përfaqësues i Harvey Weinstein tha se ai nuk është mirë dhe se po monitorohet nga afër në burg. Ai u shpreh se nuk mund të “konfirmonte apo të mohonte” se 68-vjeçari kishte rezultuar pozitiv me koronaviurs.

Weinstein, i cili po vuan një dënim 23-vjeçar për përdhunim, “është sëmurë”, konfirmoi përfaqësuesi i tij për agjensinë e lajmeve PA. Prodhuesi i filmave, dikur i plotfuqishëm, konsiderohet i prekshëm ndaj koronavirusit për shkak të moshës, peshës dhe çështjeve të tjera mjekësore, duke përfshirë një gjendje të zemrës dhe presionin e lartë të gjakut. Një zëdhënës i Departamentit të Korrektimeve dhe Mbikëqyrjes së Komunitetit të Shtetit të New York-ut, tha se ata nuk mund të komentonin për raste individuale, por kushdo që shfaq simptoma të Covid-19 izolohet dhe testohet menjëherë. Shëndeti i Weinstein ishte në fokus edhe gjatë gjykimit të tij. Avokatët e tij u përpoqën t’ia minimizonin burgimin, duke i thënë gjykatësisht se një “burgim i gjatë do të ishte si një dënim i përjetshëm”. Pas dënimit të tij në mars të 2020-ës, me 24 shkurt, Weinstein u dërgua në spital mes shqetësimeve në lidhje me presionin e lartë të gjakut dhe problemve të zemrës.

Edhe aktualisht, Weinstein po përballet me akuza të sulmit seksual në Los Angeles dhe pretendohet se ka sulmuar pesë gra në Kaliforni nga 2004 në 2013. Nëse dhe për këto raste dënohet siç u akuzua më parë, ai do të përballet me deri në 140 vjet burg të përjetshëm.

Prokurorët në Los Angeles po përpiqen ta vendosin Weinstein në gjyq dhe po kërkojnë kujdestarinë e përkohshme të përdhunuesit të dënuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *