• |
ide | kryesore

Irak/ Shtatë raketa synojnë ambasadën amerikane, prishet armëpushimi

-Instant, Lajme, Planet



Ambasada e SHBA-së në Bagdad është shënjestruar mbrëmjen e djeshme nga shtatë raketa, një sulm ky që thyen armëpushimin e dekretuar orej më shumë se një muaj. Kjo rindezje gjakrash ka ardhur pikërisht në momentin kur ministri i ri i Mbrojtjes i SHBA-së, Christopher Miller, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin 500 trupa të tyre nga Iraku, duke lënë vetëm 2500 ushtarë në vend.

Sulmi me raketa, i kryer nga një lagje në Bagdadin lindor, sipas ushtrisë, ndodhi dy orë pas një interviste telefonike midis kryeministrit irakian, Moustafa al-Kazimi dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *