• |
ide | kryesore

Koronavirusi/ A rrezikojnë të shtyhen zgjedhjet e 25 Prillit

-Instant, Kryesore, Lajme



Prej gati dy javësh pandemia ka shpërthyer në rekorde të përditshme të të infektuarve, duke shënuar edhe shtim të rasteve të vdekjeve në spitale, që janë në kapacitetet maksimale. Duke qenë se shifrat janë mbajtur nën kontroll deri tani përmes testimeve të pakta (Shqipëria rezulton e fundit në Europë), shtimi i numrit të infeksioneve me disa qindra raste në ditë nuk e gjeti të papërgatitur Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Me një vendim të papritur që bie në kundërshtim me llogjikën e hapjes së shkollave dhe mbipopullimin e bareve dhe kafeneve, u vendos ndërprerja e menjëhershme e takimeve të fushatës zgjedhore. Ndalimi i takimeve elektorale u specifikua në vendimin e Komitetit, si të mos mjaftonte pika që ndalonte grumbullimet e më shumë se 10 personave në një ambjent të përbashkët.

Fill pas kësaj, u ndëprenë seancat parlamentare. Ishte Komiteti Teknik i Ekspertëve, që urdhëroi anullimin e seancës parlamentare këtë javë, me arsyetimin e masave shtrënguese. Megjithëse numri i deputetëve të infektuar është i pakët, megjithëse seancat që janë mbajtur deri më tani nuk kanë rezultuar në përhapjen e koronavirusit në sallën e kuvendit, Gramoz Ruçi iu bind Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Që nga nisja e pandemisë deri më sot janë gati 30 mijë shqiptarë të prekur nga koronavirusi që ka vrarë mbi 600 persona.

Anullimi i bëftë i punimve të Kuvendit të Shqipërisë duket një sinjal, që masat shtrënguese do të shkojnë më tej. Pas këtyre vendimeve të Komitetit, mbetet e paqartë se kur do të rinisë fushata zgjedhore për 25 Prillin.

Ekspertët paralajmërojnë shtim të rasteve të infeksionit gjatë stinës së dimrit, që pritet të jetë testi i vërtetë i kapaciteteve spitalore përballë koronavirusit. Nëse infeksioni dhe fatalitetet vazhdojnë të shtohen duket se shtrëngimi i masave të mëtejshme mund të vërë në diskutim edhe angazhimin për 25 Prillin.

Gjatë një interviste në Zonë e Lirë me Arian Çanin, presidenti Ilir Meta e ka mohuar kategorikisht mundësinë për të shtyrë zgjedhjet e 25 Prillit. Meta përjashtoi çdo shans që të shkohet përtej kësaj date kur tha: “Zero shans, zero mundësi. Ai me sjelljet e veta të papërgjegjshme vetëm mund t’i afrojë. E para, e dyta: Ai nuk ka asnjë të drejtë morale, sepse ka bërë një akt kriminal në të gjitha drejtimet dhe nuk do të ketë kurrë amnisti për atë që ka ndodhur me Teatrin Kombëtar, sepse në kulmin e pandemisë, me gjendje të jashtëzakonshme, vajti atje futi 1500 policë kundër artistëve dhe shyqyr që nuk vdiq njeri. Tregoi qartë që nuk ka asnjë interes për shëndetin e njerëzve, e ka treguar qartë edhe tani. Ky nuk e ka fare shqetësim këtë, e ka thjeshtë për aktrime e rrëmuja etj etj, e ndërkohë fut tendera sekretë këtej, fut PPP këtej. 25 Prilli është afati i fundit, ka mbaruar kjo histori. Me çdo gjë që të ndodhë, mbaroi historia e Shqipërisë, kaq, 25 Prill kjo është”.

Edhe Lulzim Basha përjashtoi mundësinë që zgjedhjet të shtyhen, pavarësisht se tashmë është në opozitë jashtë parlamentit. Sërish në Zonë e Lirë, kur u pyet për këtë çështje, Basha solli rastet e vendeve të tjera kur procesi zgjedhor është zhvilluar në kushtet e pandemisë: “Korona është një problem shumë i madh. Nuk ka asnjë shans se u mbajtën në Francë, do mbahen në Maqedonine e Veriut dhe do mbahen, edhe në Shqipëri”

Opozitarët duket se kërkojnë sa më parë zgjedhje, por në anën tjetër pranojnë se kapacitetet spitalore janë në maksimum dhe se qeveria nuk po ia del ta menaxhojë siç duhet pandeminë. Kjo valë e dytë e koronavirusit sapo ka nisur dhe mjekët nuk paralajmërojnë asgjë të mirë.

Një zgjidhje për uljen e shifrave do të ishte shpërndarja e vaksinës, por kryeministri Rama nuk duket se e ka me nxitim në këtë pikë. Në një kohë që fqinjët kanë bërë premtime ta shpërndajnë për qytetarët e tyre pas disa javësh (Vuçiç në dhjetor, Micotakis në Janar), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pak ditë më parë la të kuptohet se pritja do të vazhdojë më gjatë: “Për vaksinën, disa shtete po bëjnë lëvizje mes njëri tjetrin. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë” tha Rama.

Deri në 25 Prill mbeten pak më shumë se 5 muaj dhe është ende herët të bësh parashikime, por nëse ka një leksion në kohë pandemie, është se asgjë nuk është më e parashikueshme.©Lapsi.al



11 Comments

  1. Gjyqtari e pyet se a e njeh Lulzim Bashen dhe çfare donte ai ‘ne dhomen tuaj kur jeni marre ne pyetje’.

    “Pyetje: Faleminderit. Më thoni, e njihni Lulzim Bashën?

    Përgjigje: Po, e njoh.

    Pyetje: Në çfarë cilësie mori pjesë ai në intervistë?

    Përgjigje: Ai ishte në Hagë. Ishte i pranishëm gjatë intervistës në Hagë.

    Pyetje: Më falni, por ishte shoqëruesi juaj dhe për këtë arsye mori pjesë në intervistë apo mori pjesë në cilësinë e ndonjë personi tjetër?

    Përgjigje: Në cilësinë e përkthyesit, thjesht si përkthyes.

    Pyetje: Faleminderit! Por ai nuk listohet si përkthyes në deklaratë

  2. Por kë donte të takonte Bellanica brenda kësaj prokurorie?

    Bashkim Shala është një prej gazetarëve të njohur kuksianë që e raportoi eksodin biblik të shqiptarëve të Kosovës dhe ka shkruar librin “Kronikë Lufte e Qytetit pa Luftë”.

    “Fati deshi që në krizën e Kosovës të vitit ‘99 të ishim në vendin dhe kohën e duhur. Ishin kohë të vështira dhe tragjike që ne i raportonim ditë përditë. Madje shumë gjëra i anashkalonim, nuk bënin lajm. Kur shkonim në prefekturën e Kukësit, në katin e dytë te zyra e informacionit për të takuar zëdhënësin, atu kemi gjetur dy persona. Një person ishte një djalë i ri dhe një tjetër ishte person me ngjyrë. Jemi prezantuar me ta dhe njëri prej tyre rezulton se paska qenë lideri i sotëm i opozitës, Lulzim Basha. Atëherë nuk e dija. Ishte një djalë i ri që na prezantoi edhe me kolegun e tij. Na tha se ky është nga Afrika e Jugut”, shprehet Shala për Top Channel.

  3. Ja dhe “prova e forte” qe Milo Ramallanica e mberthen Lulzim Bashen –
    “Me arrestoi e vuri prangat Lulzim Basha me maske, por e njofti me pas grueja nga floket, aty ishte e masku edhe cika e Berishes, Argita a si e quejn..”
    Me te tille “prove” vetem byth e Taulant Balles mund te pllenohet.

  4. E thjeshte:
    – e le situaten te dali nga kontrolli tani dhe e mbyll vendin ne kohen e fushates zgjedhore.
    – Opozita nuk del dot te bej fushate, dhe ERTV i ben bllokade ne gjtiha Mediat.
    – Ben fushate raportimi ne faqet antiqeveritare dhe satirike ne rrjetet sociale per ti mbyll ato.
    – Do bombardohet populli me propaganden e qeverise.
    – Fushate agresive baltosje.
    – Ben dhe manovra me numrin e vezhguesve dhe aneterave ne qendra votimi dhe numrimi.
    – E ne fund i certifikojne perendimoret si zgjedhje te pranueshme e te ligjshme.

  5. O njerez demokracia mori fund , sot e tutje do keni totalitarizem demokratik dhe ky sinjal vjen nga pertej oqeanit

  6. SQARIM: O ju njerëz që shani 24 orë gazetarin hero që filmoi mes plumave kur vriteshin dhjetra burra dhe fëmij.
    Ky denoncim është bërë vite më parë dhe jo nga Top-Channel.

    Milaim Bellanica ka 15 vjet që denoncon Lulzim Bashën në çdo media kosovare.

    Kjo rrëzon 100% alibinë se Bellanica u ble nga qeveria.
    O shpellkare mero covid d’ora vete salihu e lulzimja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *