• |
ide | kryesore

Kundër masave kufizuese anti-covid, protesta në Berlin

-Instant, Lajme, Planet



Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të mërkurë në Berlin për të protestuar kundër planeve të masave anti-covid të kancelares, Angela Merkel. Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojnë ligje për të vendosur kufizime siç është distanca fizike; mbajtja e maskave; konsumimi i alkoolit në publik, mbyllja e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.

Megjithëse shumica e gjermanëve pranojnë “masat e fundit të izolimit” për të trajtuar një valë të dytë të koronavirusit, kritikët thonë se ligji i jep qeverisë shumë fuqi dhe rrezikon të drejtat civile të qytetarëve pa miratimin e parlamentit. Protestuesit nuk kishin veshur maska dhe as nuk mbanin distancën fizike, ndërsa oficerët e policisë ndaluan demonstruesit të afroheshin shumë pranë ndërtesës së parlamentit. Gjermania është tanimë duke u përballur me një vale të dytë të pandemisë, si shumica e pjesës tjetër të Europës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *