• |
ide | kryesore

Masat e reja të pandemisë/ Kuvendi anulon seancën e nesërme parlamentare

-Instant, Lajme, Të fundit



Seanca plenare e Kuvendit që ishte planifikuar për ditën e nesërme nuk do të mbahet për shkak të masave të reja të pandemisë së COVID-19. Në bazë të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca e nesërme.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu,  për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit. Puna në komisionet parlamentare do të vazhdojë online.



1 Comment

  1. Kjo eshte me e mira qe mund te beje ky parlament , sdo kete deputet te infektuar pra dhe para nga tonat per turizem mjekesor neper Europe ose Turqi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *