• |
ide | kryesore

“Mbrëmje e errët, nuk funksionoi asgjë”: Loew justifikohet, në Gjermani zgjedhin trajnerin e Bayern

-Instant, F1, Sport



Joachim Loew, tekniku i Gjermanisë që ka humbur 6-0 në Nations League kundër Spanjës, nuk ka shpjegime për atë që e përcakton pas ndeshjes “një mbrëmje të errët”. “Asgjë nuk funksionoi: forca atletika, agresiviteti, impenjimi në duele, nuk pamë asgjë të tillë në fushë”, u ankua në kanalin Ard tekniku i kombëtares gjermane, që ka pësuar një humbje me 6 gola diferencë si nuk ndodhte nga viti 1931 për gjermanët, ose më saktë nga miqësorja kundër Austrisë (6-0).

Pyetjes mbi mundësinë e rithirrjes së Thomas Mueller, Jerome Boateng e Mats Hummels, 30 vjecarët që shkëlqejnë me Bayern e Borussia Dortmund, Loew, edhe pse në syrin e ciklonit, është treguar i prerë. “Kemi thënë se i besonim lojtarëve tanë, ishim në rrugën e duhur, edhe pse nuk e imagjinoja të ishim kaq larg. Për momentin nuk ka motiv të rithërrasim lojtarë jo të rinj”, ka sigurar ai. “Nuk kishte organizim, asnjë komunikim mes lojtarëve e Spanja ishte vrastare këtë mbrëmje”.

Turpërimi i pësuar në Nations League ka qenë në krye të të gjithë të përditshmeve gjermane. Nën akuzë, e nuk mund të ishte ndryshe, tekniku Joachim Loë. “Katastrofa e Jogi”, shkruan Bild, që hipotizon mbërritjen e Hansi Flick, magjistari i Bayern Mynih kampion Europe, me federatën që është futur menjëherë në punë për tia marrë teknikun bavarezëve. Die Welt flet për “turpërim” e për “përfaqësim të turpshëm”, duke kujtuar se ajo në Sevilla ishte humbja më e keqe në histori që nga 6-0 e pësuar kundër Austrisë në 24 maj të vitit 1931.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *