• |
ide | kryesore

Mohoi manipulimin e votave/ Trump shkarkon drejtorin e Agjencisë për Sigurinë e zgjedhjeve, Christopher Krebs

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti Donald Trump ka shkarkuar nga detyra një zyrtar të lartë të zgjedhjeve presidenciale pasi sipas republikanit ai mohoi manipulimin e votave. Trump shkarkoi drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, Chris Krebs me arsyetimin se ai nuk garantoi sigurinë e plotë gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Që pas përfundimit të votimeve dhe fillimit të procesit të numërimit, Trump ka pretenduar se votat në shumë shtete janë manipuluar dhe në disa prej të cilave ka ngritur padi penale. Në media të ndryshme amerikane përmendet dhe shkarkimi e drejtorëve të CIA-s dhe FBI-së përpara se Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *