• |
ide | kryesore

Polemikat/ A po ndikon Eurosong në traditën e Festivalit të RTSH

-Instant, F1, Paparazzi



Kantautori dhe instrumentisti Miron Kotani ka “ngacmuar” organizatorët e Festivalit të 59-të të Këngës në RadioTelevizionin publik shqiptar, pasi sipas tij shumë prej emrave të dëgjuar të muzikës shqiptare, nuk do të jenë pjesë e këtij festivali.
Juliana Pasha, Eranda Libohova, Elsa Lila, Redon Makashi, Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi, Olta Boka, Elhaida Dani, Altin Goci, Elvana Gjata, Ledina Celo, Kejsi Tola, Adrian Trebicka, Jonida Maliqi, Eugent Bushtpepa, Hersiana Matmuja, Elton Deda, etj shkruan ai, nuk do të jenë pjesë e kompeticionit, madje
as fituesja e festivalit të fundit të këngës në RTSH nuk është pjesmarrëse në festivalin e ri.
“Edhe këtë vit, fituesi I një viti më parë “braktis” eventin ashtu sic kanë bërë gjithë fituesit interpret që nga epoka apo era “Eurosong” (një arsye e fortë kjo pse Eurosong shkatërroi traditën e festivalit të këngës shqipe” shkruan Miron Kotani.
Ai kritikon dhe faktin se janë vetëm 47 këngë që konkurrojnë në këtë festival deri tani, ndërkohë që në vitet e shkuara ka pasur më shumë se 300 konkurrime deri në përzgjedhjen nga juria se kush do të hynte në festival.
“Rregullorja e festivalit bëhet nul e ndryshohet totalisht nga i një viti më parë, por cka është më e keqja, nuk zbatohet as kjo duke sjellë kaos në organizim” shkruan Kotani. Një përgjigje i ka ardhur nga shefja për marrëdhëniet me publikun për këtë aktivitet në RTSH, Kozeta Kurti. Në replikën e saj me disa pika për kantautorin, Kurti shkruan vec të tjerash se “nuk fajesohet Festivali” për mungesat, por as nuk gjykohen vendimarrjet personale të cdo autori dhe interpretuesi për të ardhur ose jo në Festival.

“Autorët dhe intepretuesit e famshëm ankohen se Festivalin e prishi Eurosongu, ama nëse mësojnë se një emër i njohur vjen në Festival, tërhiqen gjithë të tjerët. Nuk e di pse, a se kanë frikë, a se secili prej tyre mendon se është më i mirë se tjetri” shkruan Kurti, sipas të cilës “autorët dhe interpretuesit që ankohen çdo ditë për rrugën nëpër të cilën po ecën muzika shqiptare, përpara se të gjykojnë dhe paragjykojnë ata që prodhojnë (mire ose keq, se ka subjektivizem ketu), përpara se të bëjnë këtë (gjykimin dhe paragjykimin), le te sjellin alternativë të re një herë, të mos “bëjnë paralele” tek ajo qe kane bere dikur, pastaj te ankohen se alternativa e tyre nuk po perqafohet (ne publik se pari, pastaj ne Festival, se ky një herë ne vit është)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *