• |
ide | kryesore

Reja kapet me gazetarët e analistët: “Na çatë tr*pin me cështjen e skemës”

-Instant, Sport



Për Edy Rejan ka qenë një revansh vendi i parë në grup, përmes vështirësive të pandemisë. Një përgjigje për kritikat e forta, sidomos pas një serie prej katër ndeshjes pa fitore, mes shtatorit e nëntorit, që e krahasoi me Christian Panuccin që e zëvendësoi në pankinën kuqezi. E tani, erdhi koha që 74 vjecari italian të heqë ndonjë guralec nga këpuca dhe këtë fillon ta bëjë më analistët: “Ka shumë që e shohin ndeshjen, e kam për analistët, por nuk dinë t’i analizojnë takimet”, deklaroi Reja.

Megjithatë, Reja e rrit dozën, duke përfshirë në sulmin e tij edhe gazetarët, që interesohen gjithnjë për mënyrën e lojës dhe skemën 3-5-2: “U bë e mërzitshme kjo pyetje. Pse nuk pyesni se çfarë bënë sot dhe si ndihen lojtarët me skemën 3-5-2?! Gjithmonë nxirrni këtë histori. Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2, sapo mundëm bjellorusët që ishin ‘monstra’. Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtësa. Shpesh 3 lojtarë markojnë një kundër një, Doka luan në fazë ofensive. Nëse ke lojtarë të tjerë, merr dhe rezutlate më të mira” sqaroi jo pa doza nervoze Reja.

Në një vlerësim për gjithë fushatën e Nations League, italiani ka vlerësuar mbi të gjithë lojtarët e rinj, që debutuan me fanellën e Kombëtares, apo edhe ata që kishin kohë që nuk ishin shfaqur: “Gjëja më pozitive ishin debutuesit Kallaku, Broja, Selahi, që nuk kanë eksperiencë, por u përgjigjën në mënyrë të shkëlqyer. COVID na ka hequr disa lojtarë, por kemi marrë lojtarë të rinj që janë përgjigjur mirë. Vlerësoj edhe veteranët, Cikalleshin, Memushajn dhe Gjimshitin. Po të mos ishte për këta, edhe të tjerët nuk do të bënin kaq mirë” përfundoi Reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *