• |
ide | kryesore

Thaçi del për herë të dytë para Gjykatës Speciale në Hagë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të paraqitet sot, për herë të dytë, para Gjykatës Speciale në Hagë. Komunikimi ka ardhur nga Dhomat e Specializuara ndërsa pritet që seanca të fillojë në orën 11:00. Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor dhe në po të njëjtën ditë u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Më 9 nëntor Thaçi u paraqit për herë të parë në Hagë, ku u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara. Pala mbrojtëse tha se do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *