• |
ide | kryesore

Video/ Dybala në fushë kundër Covid: “Fitohet vetëm si skuadër”

-Instant, Sport, Video



Pas Ibrahimovic me Lombardinë, edhe Paulo Dybala ka zbritur në fushë kundër Covid, si protagonist i fushatës në Rajonin e Piemontes: “Të mos e nënvleftësojmë këtë virus: – është mesazhi i argjentinasit – fitohet vetëm nëse dimë të bëjmë skuadër. Vendosni maskën, duke mbrojtur veten, mbroni edhe të tjerët. Së bashku do tia dalim”. Të menjëhershme falenderimet e presidentit rajonal Cirio: “I jemi mirënjohës për gatishmërinë me të cilën iu përgjigj apelit tonë”.

“Sot më shumë se kurrë sjelljet tona janë vendimtare për të arritur të fitojmë këtë betejë – nënvizon presidenti i Rajonit Piemonte Alberto Cirio -. I jemi mirënjohës Paulo Dybalas për ndjeshmërinë me të cilën menjëherë iu përgjigj apelit tonë, duke u bërë zëdhënës i një mesazhi të cmuar që i përket vendosjes së maskës por edhe nevojës për të qendruar të bashkuar, sepse kjo ndeshje, më e rëndësishmje, fitohet vetëm duke bërë skuadër me efikasitet e ndjenjë përgjegjshmërie. Jam i sigurtë se imazhi i tij e zëri i tij do të arrijnë tek shumë persona, sidomos të rinjtë. E nuk kam dyshime që të tjerë kampionë do të zbresin në fushë për të na ndihmuar në këtë sfidë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *