• |
ide | kryesore

Video/ Një vazo më lart dhe 1.1 milionë euro: Shqipëria e para e grupit, shkon në B me një shans për Botërorin

-Instant, F1, Kryesore, Sport, Video



Bjellorusia rrëzohet në Tiranë, e mundur 3-2 nga kuqezinjtë, që marrin fitoren e dytë radhazi në Nations League e që vlen vendin e parë të grupit 4 në Ligën C. Një arritje e kërkuar me ngulm nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe tekniu Edoardo Reja për dy arsye të qarta: ana financiare dhe një shans më i mirë për ecidionin e ardhshëm të kualifikueseve të Europianit, ku kapërcehet një vazo në short për të shkuar edhe një herë në finalet e një kampionati europian.

Pikërisht kështu, duke qenë se bëhet fjalë për vitin para Botërorit, fituesit e grupeve nuk shkojnë në Final Four, përvec atyre të A, ndaj favori i vetëm është një ngjitja në Ligën B, kalimi në një vazo më lart në shortin e edicionit të ardhshëm të kualifikueseve të Europianit, që i jep mundësinë kuqezinjve për kundërshtar komod, në tentativë për tu prezantuar për herë të dytë në Europian. Për më tepër luhet edhe një shans në kualifikueset për në Katar 2022, edhe pse është shumë e vështirë skema nëpër të cilën kalon kjo mundësi. Kualifikueset botërore mbeten fillimisht të pandryshuara, me 10 fitueset e grupeve që kualifikohen direkt për fazën finale në Katar. Formati i playoff ka ndryshuar e parashikon dy faza me eleminim direkt që kualifikon tre skuadra. Do të përfshihen 10 të dytat e renditura në grupe e dy fitueset më të mira të të grupeve të UEFA Nations League (në bazë të klasifikimit të përgjithshëm të UEFA Nations League) që nuk do të kualifikohen direkt. Për këtë duhej arritur vendi i parë, pikërisht në ‘finalen’ përballë Bjellorusisë, që deri para ndeshjes ishte dy pikë para në renditje. Një vend i parë i kërkuar nga tekniku, edhe kur dukej se mund të mos ia dilnim, sidomos kur në tetor kombëtarja fiksoi ndeshjen e tretë pa fitore në katër takimet e para të Ligës. Sprinti final me dy fitoret ndaj Kazakistanit dhe kjo finale me Bjellorusinë e katapultuan Shqipërinë në krye, të arritur me një perfomancë pozitive, në aspektin e intensitetit dhe veprimeve offensive, por që konfirmoi rëndësinë e Dermakut e Kumbullës në prapavijë.

Tre fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje në gjashtë ndeshjet e luajtura në grupin C4, janë një bonus prej 1.1 milionë euro, që shkojnë për FSHF-në. Ky ishte edhe motivi për të mos u neglizhuar në kërkim të një vendi të parë, por që në rast suksesesh në sfidat e barazuara në transfertë, ku dominimi ishte evident, përfitimi financiar mund të kishte qenë më i madh. Shqipëria fitoi dy ndeshjet me Bjellorusinë, në debutim e në mbyllje të kompeticionit, humbi me Lituaninë brenda në Air Albania, barazoi jashtë me lituanezët e Kazakistanin, të cilin e mundi tre ditë më parë në Tiranë. 11 pikë në 6 takime për Rejan që mund ti gëzohet vendit të parë dhe ka në duar një bonus të fortë për rinovimin e kontratrës, që si ka thënë gjithnjë e konsideron një project shumë interesant, që i pëlqen ta vazhdojë.



4 Comments

  1. Nations League emrin e ka te bukur por nuk ka asnje vlere. Thjesht zevendeson emrin e morise se miqsoreve pa kuptim.

  2. Gjyqtari e pyet se a e njeh Lulzim Bashen dhe çfare donte ai ‘ne dhomen tuaj kur jeni marre ne pyetje’.

    “Pyetje: Faleminderit. Më thoni, e njihni Lulzim Bashën?

    Përgjigje: Po, e njoh.

    Pyetje: Në çfarë cilësie mori pjesë ai në intervistë?

    Përgjigje: Ai ishte në Hagë. Ishte i pranishëm gjatë intervistës në Hagë.

    Pyetje: Më falni, por ishte shoqëruesi juaj dhe për këtë arsye mori pjesë në intervistë apo mori pjesë në cilësinë e ndonjë personi tjetër?

    Përgjigje: Në cilësinë e përkthyesit, thjesht si përkthyes.

    Pyetje: Faleminderit! Por ai nuk listohet si përkthyes në deklaratë,o loqe nga miqesoret nuk i mernin 1.1 milion euro kaq mjafton

  3. Por kë donte të takonte Bellanica brenda kësaj prokurorie?

    Bashkim Shala është një prej gazetarëve të njohur kuksianë që e raportoi eksodin biblik të shqiptarëve të Kosovës dhe ka shkruar librin “Kronikë Lufte e Qytetit pa Luftë”.

    “Fati deshi që në krizën e Kosovës të vitit ‘99 të ishim në vendin dhe kohën e duhur. Ishin kohë të vështira dhe tragjike që ne i raportonim ditë përditë. Madje shumë gjëra i anashkalonim, nuk bënin lajm. Kur shkonim në prefekturën e Kukësit, në katin e dytë te zyra e informacionit për të takuar zëdhënësin, atu kemi gjetur dy persona. Një person ishte një djalë i ri dhe një tjetër ishte person me ngjyrë. Jemi prezantuar me ta dhe njëri prej tyre rezulton se paska qenë lideri i sotëm i opozitës, Lulzim Basha. Atëherë nuk e dija. Ishte një djalë i ri që na prezantoi edhe me kolegun e tij. Na tha se ky është nga Afrika e Jugut”, shprehet Shala për Top Channel.

  4. O rob qire vizitoju nje here pastaj shkruaj kete o moter dhe grua qire i pa emer .Cfare lidhje kan keto pacavure ne kete shkrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *