• |
ide | kryesore

786 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, 11 qytetarë humbasin jetën në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



786 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

11 qytetarë kanë ndërruar jetë në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër, 31 raste në Fier,
28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë,
20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë,
8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet,
4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë,
2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 786
Të shëruar ne 24 orë 349
Të shtruar në spitale 424

Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2,592

Testime totale 165,617
Raste pozitive 30,623
Raste të shëruara 14,565
Raste Aktive 15,401
Humbje jete 657

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7671
Fier 1178
Durrës 1176
Korçë 903
Shkodër 841
Elbasan 761
Vlorë 717
Lezhë 671
Berat 519
Gjirokastër 463
Kukës 353
Dibër 148



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *