• |
ide | kryesore

Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur, GKKO i heq sekuestron ndaj pasurive

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeprokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla është zyrtarisht i pandehur për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive të kryer tre herë.

“Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”- thuhet në paragrafin 2 të pikës a të nenin 257 në Kodin Penal.

Ndërkohë GKKO i ka hequr sekuestron ndaj pasurive që i janë sekuestruar në vitin 2018, saktësisht 22.050  m² tokë arë në Tiranë  dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m².

Tashmë Llalla do të jetë në gjyq për akuzën e sipërpërmendur dhe rrezikon të dënohet me gjobë ose burg deri në 3 vite./BW



5 Comments

  1. Merret i pandehur, atribut i cili i vihet personit per nje veper penale dhe po per shkak te kesaj vepre i hiqet sekuestro ?????? Ose ka lapsus ne lajm ose ka lajthitur gjykata ose ……. vari lesht, se e sqaron jurja e kimyt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *