• |
ide | kryesore

Akuza e rëndë/ Basha nxjerr listën e morgut: Janë fshehur gjysma e viktimave të Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritet shtetërore kanë fshehur nurmin real të viktimave nga COVID-19. Fakti teonditës është bërë publik nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë intervistës në emisionin Opinion në TV Klan.

Basha publikoi të dhënat zyrtare dhe ato reale ku rezulton sipas tij se që nga marsi e deri tani janë 414 raste fatale që janë mbajtur të fshehura. Sipas të dhënave të publikuara nga Basha, autoritet kanë publikuar gjithsej për periudhën Mars-Tetor 2020, vetëm 509 raste fatale, ndërsa realisht janë 923 viktima nga COVID-19.

Situata edhe më e rëndë është gjatë muajit nëntor që ende nuk është mbyllur. Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.

Data 9 nëntor rezulton si më tragjike sa i përket fataliteteve ku ministria e shëndetësisë ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve, 11, ndërsa shifrat reale sipas të dhënave të publikuar nga Basha, janë 26 viktima nga COVID-19.



11 Comments

  1. shko mer rrot kari se ty ste beson njeri asnje fjale Trego ku e cove video kaseten dhe sa e shite o kelysh serb

    1. hahaha kaseten ja futi mamit tend aty ke veni. Ca idiotash ka ky vend. Kaseta ne BBC ky thote ku e cove kaseten. Ytttttt gomere rilindje.

  2. Basha ishte fantastik ne Opinion. Tregoi se me te vertete mund ta qeverise kete vend. Mendimin e kishte te pjekur, mbeshtetej ne fakte dhe beri nje pasqyre brilante te politikes se jashtme qe duhet te ndjeke Shqiperia. Ne cdo teme qe u trajtua i la gojehapur panelin e mesuar me vjersha monotone te Rames. Nje shprese e re per vendin tone te rraskapitur.

    1. A e ke seriozisht apo eshte ironi?
      Nuk po arrij ta kuptoj dot!
      Po ngelen shpresat e ketij vendi te Basha apo te Rama, ky vend ka marr fund perfundimisht.

      1. Tani për tani është vetëm Basha.
        Më i kualifikuari, më i pjekuri nga të gjithë politikanët në hapësirat shqiptare. Për mendimin tim edhe më cilësor se Berisha, megjithëse breza të ndryshëm.

  3. Une kom qef kur Basha bo si serioz. Kllufi Saliut qe bo si serioz.
    Tragjikomedi.

    Po vdiq Saliu, PDja ka per tu bo si fole merimangash.

  4. Po e vleresuan qytetaret lirisht ky ( Basha) eshte kryeministri i shumepritur per shqiptaret, po e vleresoi situaten krimi i organizuar lufte do bejne te mbajne Ramen . I pari prish planin e krimit te organizuar kurse i dyti dihet… Transkriptimi i intervistes se Bashes te Opinioni duhet mbajtur si shpalosja e ideve per fundin e tranzicionit shqiptar.

  5. AS …Jo vetem qe qe eshte shprese per kete vend por edhe jashtezakonisht i prere per ti dale zot vendit ne keto kohe te tmerrshme. Nuk mund te peshohet Lulzim Basha me kandarin e Erion Veliajt apo Edi Rames. Eshte aset kombetar e duhet perkrahur te beje ndonje pune te mire per kete vend. Ka te gjitha vlerat qe iu kane munguar deri me sot politikaneve shqiptar.
    Mjaft me me p… ne pe te Rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *