• |
ide | kryesore

Basha: Nuk kam pasur kurrë akses në dosjet hetimore të krimeve të luftës

-Instant, Lajme, Të fundit



Në debatin me Baton Haxhiun për punën që ka bërë në Kosovë, Lulzim Basha pranoi se ishte një nga juristët e nivelit të lartë në UNMIK, por se nuk ka pasur asnjëherë akses në dosjet e hetimit të krimeve të luftës nga shqiptarët.

Basha tregoi se në Tribunalin e Hagës dhe në Departamentin e Drejtësisë kishte një rregull të artë.

“Shqiptarit kurrë nuk i besohej cështje kundër UCK-së dhe as kroatit. Kishte përkthyes, po. Por jo Legal Officer. Ata që hetonin krimet serbe ishin plot me Legal officer plot me shqiptarë dhe kroatë. Legal officer në hetimet kundër shqiptarëve nuk kishte kurrë shqiptarë. është e qartë se Lul Basha edhe po të donte nuk kishte akses. As kur u palu, as kur nuk u palu dosja, se shqiptarët konsideroheshin në konflikt interesi” tha Basha, duke iu përgjigjur akuzave se ai ka pasur kontribut në hartimin e dosjeve kundër krerëve të UCK-së.



4 Comments

  1. Deshmite kunder Lules kane ardhur nga Jose Pablo Baraybar i cili pohon se ka hyrë në Shqipëri në vitin 2002 bashkë me Lulzim Bashën për të hetuar në Kukës kampet e burgjet e krijuara nga UÇK.

    Deshmia e dytë ka ardhur që në vitin 2019 në mediat e Kosovës dhe këto ditë në mediat e Shqipërisë nga kameramani Milaim Bellanica i cili pohon se kasetën ku ai kishte regjistruar masakrën e tmerrshme të Krushës ku u vranë 243 persona dhe u zhdukën 63 ja ka dhënë Lulzim Bashës.

    Deshmia e tretë vjen nga komandanti i UÇK Latif Gashi i cili dëshmon se Lulzim Basha ka marrë pjesë si përkthyes i UNMIK në arrestimin dhe bastisjen e shtëpisë së tij.
    Sipas zonjës së Latif Gashit, Lulzim Basha i ka thënë asaj se ku i ka fëmijët. Të gjitha këto akuza ose pretendime nuk kanë ardhur nga Shqipëria por nga Kosova.

  2. Ore i paemer sa i zoti qenke more kodosh .Meqenese i di gjithe keto historira shko more dhe hidhe ne gjyq qe te fleme rehat se dhe ti po lodhesh kaq shume dhe shpenzon kaq kohe per komente.Kaq per sot dhe behu burre dhe vere emrin se ke ikur ne drejtim te padutur.

  3. Habit Lulzim Basha: Më thonë se jam dhe i biri i Enver Hoxhës,po ti mor loqja e majte e lulzime emrin ta ka vene salihu si gjithmone,me mire Babi ti kishte rene me Dore se te beri ty mor dobici salihut

    1. Ti 23:20-ç bën mirë të numërosh ditët që të kanë ngelur , se s’ do ketë më “qofte ke daja “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *