• |
ide | kryesore

Basha plas bombën: 414 të vdekur nga Covid u mbajtën të fshehtë

-Instant, Kryesore, Lajme



Lulzim Basha publikoi në Opinion dy lista që sipas tij janë dëshmi e një skandali tronditës, atë të fshehjes së të vdekurve nga Covid-19 në vendin tonë dhe raportimin e një shifre gati të përgjysmuar të numrit real.

Denoncimin që do të përbënte skandalin më të rëndë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, Lulzim Basha tha se e kishte të vërtetuar përmes të dhënave që i kishin denoncuar njerëz të përgjegjshëm nga morgu i Tiranës.

Kreu i PD-së tha se kishte me vete dy lista me emra të vdekurish, që duhet të merreshin nga prokuroria menjëherë për të nisur hetimet.

“I bëj thirrje menjëherë prokurorisë të shkojë tani në morgun e Tiranës. Unë dua të mos të kem të drejtë, por po na ndodh e kundërta. Vetëm pardje ke pasur 13 ambulanca që prisnin aty. Gazetarët e linjës atje me të cilët unë kam pasur takime,  thonin që ambulancat i mbanin aty për të vendosur kë do mbanin për të shëruar dhe kush do vdiste. Nëse ka një të vërtetë dhe sistemi është drejt kolapsit, të bëjmë presion maksimal”, tha Basha.

“I kërkoj prokurorisë të shkojë menjëherë, të sekuestrojë dokumentat, se i shkatërrojnë dokumentat atje”, u shpreh Basha, i cili tha se njerëz të përgjegjshëm kanë dorëzuar të dhënat pranë Partisë Demokratike.

Në njërën nga listat, tha Basha janë emrat e pacientëve me covid që kanë vdekur dhe janë raportuar, ndërsa në listën tjetër janë emrat e personave që kanë ndërruar jetë dhe janë vërtetuar.

Që nga marsi e deri tani janë 414 raste fatale që janë mbajtur të fshehura, sipas të dhënave të PD-së. Nga këto tabela, rezulton se autoritetet kanë publikuar gjithsej për periudhën Mars-Tetor 2020, vetëm 509 raste fatale, ndërsa realisht janë 923 viktima nga COVID-19.

Situata është edhe më e rëndë gjatë muajit nëntor që ende nuk është mbyllur. Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.

Data 9 nëntor rezulton si më tragjike sa i përket fataliteteve ku Ministria e Shëndetësisë ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve, 11, ndërsa shifrat reale sipas të dhënave të publikuar nga Basha, janë 26 viktima nga COVID-19.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu kërkoi me ngulm, disa herë një përgjigje zyrtare nga autoritetet, por nuk pati asnjë zyrtar kompetent që të dilte të jepte një koment për këtë çështje. Drejtuesi i mjekësisë ligjore Bledi Xhemali që ndërhyri me një telefonatë tha se të gjitha rastet me covid menaxhohen nga QSUT.

Përgjigjia e Ramës

Menjëherë pasi kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se disa qindra të vdekur nga Covid janë mbajtur të fshehtë nga autoritetet gjatë periudhës mars-tetor, kryeministri Rama komentoi nga studioja e emisionit “Real Story” në News 24.

“Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! D.m.th është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë. Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid. Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezë, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë” tha Rama.

Të dhënat e INSTAT për vdekjet 

Edhe të dhënat e INSTAT që dolën pak ditë më parë raportuan se numri i vdekjeve është rritur me shpejtësi në tremujorin e tretë, teksa Shqipëria hyri në valën e dytë të koronavirusit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë 2020, pra në muajt Korrik, Gusht, Shtator u shënuan gjithsej 6,294 vdekje nga 5,006 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total janë shënuar 1,288 vdekje më shumë nga muajt Korrik, Gusht dhe Shtator të një viti më parë. Kjo rritje la të mendohet se jetët e humbura nga koronavirusi mund të kenë qenë shumë më të larta sesa janë raportuar deri tani.

Të dhënat historike tregojnë se tremujori i tretë 2020 ka shënuar një nivel rekord vdekjesh të paktën që prej vitit 2011, kur raportohen të dhënat nga INSTAT.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Habit Lulzim Basha: Më thonë se jam dhe i biri i Enver Hoxhës,keshtu ndodh kur je kelyshi biologjik i enverit kete thone te lagjja e lulit rruga 4deshmoret dhe nuk nje politikan e Gazetar qe ta kete thene kete publikisht,por ti indirekt e pranon dhe vete o loqja e masjte e salihut

    1. O të qifsha robt o Lulush po qenke më i keq se EDroga dashke ti shtosh të vdekurit nga Corona më shumë se Qeveria! Dashke me çdo kusht ti biesh në sy për mirë Sorrosit, KillGates dhe Bidesë.O të shpëlaftë mortja por do fitojë përsëri TRUMP e pastaj gjej vrimë e futu o pederast se qenke më i rrezikshëm se EDroga

  2. lyl Suma genjen dhe per oren thone Ky eshte vetem nje karagjoz qe ste ben te qeshesh Kelysh serb si dhe shefi i tij Sali Ram Vucidolit

  3. Kjo ishte pordha e Lulit. Si pergjigje kundrejt pordhes se rames, per kaseten.
    Talluni me ne talluni.
    Po ama militantet idiot do kenaqen. Do fillojn te kacafyten me njeri tjetrin se kush ka te drejt.

  4. akuza eshte e rende, nqs del qe Basha genjen per qellime elektorale duhet te jape doreheqjen. Nqs genjehet nga qeveria duhet te procedohen penalisht urgjentisht

  5. Po cfare problemi ka qe qeveria fsheh 400 apo 500 raste? Nuk do te hape panik dhe kaq! Nuk i fsheh rastet Italia, Amerika, Kina? Gjithmine lufta eshte te mos hapet panik. E ndersa bota eshte bashkuar majtas e djathtas kunder virusit. Ne vazhdojme me akuza politike. E pastaj thone o popull hajde na voto se duam te vjedhim eshe ca me shume djersen tende…. mos harroni te votoni ne Prill. Ngelem shtet VK.

  6. E bukura e Lul kllounit mbreme ishte kur u kap me fakte nga Vangjeli qe kishte qene ne Hage dhe i zene ngushte tha qe nuk me kujtohet(!!!),me pas Fevzi futi reklama dhe kur filloi prape emisioni,Lulushi po kexonte nje mesazh ne telefon,qe me siguri ia dergoi Berisha dhe menjehere ndryshoi version duke thene qe ishte krenar se kishte marre pjese ne gjyqin e Millosheviçit,tamam artist Lulush sum kapuçi….

  7. Ju me lart jeni ca legena qe nuk doni te besoni faktet. Nuk di si veprohet ne vendet e tjera , po me siguri nuk paguhet nga xhepi cdo gje, sikurse ketu. Dhe mos me flisni se i hoqa ne kurriz te gjitha. Te japin antibiotik qe me shenjat e para dhe ne televizor thone ndryshe. Nuk ke ku te perplasesh koken kur temperatura vazhdon dhe nuk di se cfare te besh. Thone eja ne spital po aty nuk mund te shkosh vete pa u bere keq. Ishallah nuk i provoni . Uroj me shpirt qe ke te zere kho flame ta kaloje sa me lehte. Dhe qe te vdekur ja me shume se sa raportohet kjo ehte e sigurt. Dhe tani te kalojme te Vangjeli qe e zuri mat me genjeshtra Lulin. As Vngjeli dhe as Haxhiu me gjithe deshiren e mire nuk e mbrojten dot Ramen. M’u duk si mbledhja e byrose kunder Kadri Hazbiut. Ku ke qene para aq e kaq kohesh. Ca kishe veshur , si ke ndejtur e cfare ke pire. Ej me gjithe mend e keni?! Ne rreth 3000 faqe dosje kishin gjetur dike qe thoshte po e njoh Lul Bashen. Keto jane prova per cfare? Ato kohe kane qene tembushura me aktivitete dhe patjeter qe nuk mund te kujtohen te gjitha. Dhe e fundit nuk ka pse ta pergenjeshtroje qe eshte djali i Enverit se eshte pamundur biologjikisht. Ne 1973 kur eshte ngjizur ky , Enveri kish mbaruar nga ajo ane

  8. Hajde xhiro qe paska bo sufllaqja ke lagja hajde. Po ti kapesh nga i pari tek i fundit duket sikur jane, e jane ne te vertete, e njejta luge ose garuzhde qe i ka ushqyer. Po pse ju dogji mer ju qifsha Partine, kryekarin, banden dhe ceten ku beni pjese. Ka mbi 10 dite qe topi i kanalit eshte bere njesh me rilindjen, dhe si perhere keto vitet e fundit nuk zhgenjen ne asnje moment duke u marre me kaseta e me lloj lloj palacolliqesh por vetem me hallet e ketij vendi nuk merret. Ishalla nuk ju kane hedh ndonje gje te keqe ne sufllaqe se do ngordhni

  9. Para fabrika kantjere per prodhimin e sufllaqeve ,se shpejti per ju do te pregatisi Lali dhjeri nje lloje sufllaqe te vecante ,me mut te infektuar nga kovidi ,nxitoni se prodhimi eshte i limituar.

  10. O lulkuqet e rames o ju qifte aqif kapertoni ishalla se rama ka ik per lesh he se harrova te fala spiropalit se ju vetm per ti rane tastjeres jeni se paret i merr skenderbeu

  11. ty te vjen keq per Lulin i ke pare intervistat e Rames tek opinioni? Me keq se me qene para inkuizicionit komunist me kryehetues si Fevziu, Skullaku apo Rakipllarin

  12. Namyti Llumi,
    gjithmone kame ndryshuar se ti je komentues me pagese por sot perfundimisht u binda se je nje i tille.
    Gjithsesi ngushellou se ne fund te fundit njeh veten dhe kapacitetin tend dhe ke gjetur nje menyre per te ngrene nje pjate gjelle.

  13. Çdokush nga ne, e kujton se si u krijua Partia Demokratike (apo dhe partiçkat e tjera), apo se si pas fitores në zgjedhjet e Marsit 1992, krerët e saj u detyruan të vihen në rresht, të mblidhen kokëulur në bodrumin e një ambasade të njohur, për të marrë “detyrat”, për të caktuar ministrat, dhe për të firmosur mbi kursin e drejtimit të vendit. Gjithkush e di fare mirë sot (sepse letrat janë hapur) se si punoi qeveria e asaj partie nga 1992 deri në 1997, (apo dhe nga 2005 deri 2013) se si shiti për skrap gjithë pasurinë e vendit, se si zhvati milionat e shqiptarëve me firmat piramidale, se si vendi u mbush me udëbashë nga veriu në jug, se si ish-SHIK-u famëkeq, u kthye në tmerr për segmente të caktuara të shtetit deri tek gazetarët, se si u vodhën dhe u shitën,flota detare, armatimet, municionet, se si u shkatërruan bregdeti dhe riviera,se si u mbushën qytetet me të ardhur pa asnjë plan dhe kriter, nga çdo cep i vendit, duke boshatisur dhe shkretuar mijëra fshatra në gjithë Shqipërinë.

  14. Keta qelbacët rilindjes duan më shumë partinë se shqipërin prandaj le të merren me tope canel me spiropallëën me taulant bithpallën i iqiftë të gjithë qemal kapertoni me q si çizme se taulanti eka deklaruar në medja se do më shumë partinë se shqipërin në çdo vend të europës do ishte në burg dhe do qëronte koka peshku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *