• |
ide | kryesore

Basha: Shqipëria e katërta në Europë për rritjen e përgjithshme të çmimeve (Raporti)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në Twitter grafikun e Eurostat për çmimet në muajin Tetor. Basha shkruan se Shqipëria është vendi i katërt në Europë që ka rritjen më të lartë të çmimeve për muajin që lamë pas. Ai vë në dukje përqindjet në disa sektorë. Cmimet e ushqimeve thotë Basha janë rritur me 6.6% ndërsa ai i transportit me 3.4%.

‘Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT. Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%. Çmimet e transportit u rritën me 3.4%. Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë” – tha Basha.



2 Comments

  1. SQARIM: O ju njerëz që shani 24 orë gazetarin hero që filmoi mes plumave kur vriteshin dhjetra burra dhe fëmij.
    Ky denoncim është bërë vite më parë dhe jo nga Top-Channel.

    Milaim Bellanica ka 15 vjet që denoncon Lulzim Bashën në çdo media kosovare.

    Kjo rrëzon 100% alibinë se Bellanica u ble nga qeveria.

  2. lul, te gjitha keto grafiqe qe ke nxjerr jane te qartesisht te mjaftueshem per te kuptuar qe qeveria e tanishme duhet te iki dhe te vish ti ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *