• |
ide | kryesore

Buxheti 2021, PD: Rama-Veliaj u hoqën 4.1 milionë euro qytetarëve për incineratorin e Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme



Eksperti i Ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti e cilësoi buxhetin e vitit 2021 të Ramës, si një shërbim ndaj aferave korruptive.

Sipas shefit të kabinetit të Bashës, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj u hoqën 4.1 milionë euro qytetarëve për tja kaluar inceneratorit të Tiranës.

Reagimi i plotë:

‘Te dashur qytetare.

Kur behet fjale per ju, per tju ndihmuar ne keto muaj te veshtire te pandemise, Edi Rama thote se nuk ka para.

Nuk ka para Edi Rama per te kryer testimet e popullates, nderkohe qe vendet e tjera te rajonit testojne te pakten 3 here me shume se ne.

Nuk ka para Edi Rama per pensionistet qe tju jape 2 mije leke te reja ne muaj per maska e alkol.

Nuk ka para Edi Rama per te ndihmuar me nje bonus mujor dhjetera mijera kryefamiljare qe kane humbur vendin e punes e nuk kane me cfare te ushqejne femijet e tyre.

Nuk ka para Edi Rama per bonusin prej 1000 euro per 100 mije bizneset e vogla duke i braktisur ata, e duke i cuar drejt falimentit me qindra dita dites.

Jo qytetare jo,

per ju Edi Rama para nuk ka, pasi parate e taksave tuaja nuk i ka per ju,

nuk jua kthen ashtu sic duhet dhe nevojitet, por parate tuaja i ka dhe i con per te financuar miqte e qeverise dhe kontratat koncesionare.

Per inceneratoret e korrupsionit para ka patur, ka dhe gjithmone do te kete.

Mjafton qe ata te kerkojne, dhe buxheti i shtetit i gjen parate menjehere.

Tre dite me pare, ne menyre tinzare, ne seance plenare te kuvendit ilegjitim, ku po disktutohej dhe miratohej nen per nen buxhetit i vitit te ardhshem, Edi Rama miratoi amendamentin e kerkuar nga Erjon Veliaj, per ti dhene ketij te fundit 4.1 milione euro shtese vetem per te financuar inceneratorin e Tiranes.

Ndonese fillim viti u rriten nga 15% ne 64% tarifat e pastrimit qe paguajne bizneset dhe qytetaret e Tiranes, perseri para te tjera shtese nga taksat tona shkojne per kete incenerator.

Nuk mjaftonin 8.2 milione euro qe ky projekt ka marre vetem gjate ketyre muajve te pandemise.

Nuk mjaftonin 24 milione eurot qe ka marre ky projekt korruptiv, nga dita e nenshkrimit te kontrates e deri me sot.

Babezia e qeverise edhe ne muajt e fundit te saj nuk paska te sosur.

Kap Ca te Kapesh, cdo qindarke per oligarket dhe me oligarket.

Kjo te dashur qytetare eshte e verteta e hidhur.

Prandaj me 25 Prill, Edi Rama do te marre persiper faturen politike per kete braktisje te qellimshme te qytetareve, bizneseve dhe ekonomise shqiptare.

Pas 25 Prillit, qeveria e re, e dale nga vota e qytetareve, do te beje çdo gje per t’i dhene fund pandeshkueshmerise dhe te ktheje parate e shqiptareve ne xhepat e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *