• |
ide | kryesore

Bylykbashi: Qeveria ka nisur që tani të manipulojë zgjedhjet e 25 prillit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Oerd Bylykbashi, ish-deputeti i PD, njëherësh përfaqësuesi i kësaj force politike në Këshillin Politik akuzon qeverinë se po manipulon listat e zgjedhësve. Në një intervistë për abc neës, ai thotë se po bëhet zhvendosja e vendbanimit pa pasur asnjë kërkesë nga qytetarët.

Bylykbashi tha se kjo po bëhet për të krijuar kaos në lista ndërsa theksoi se zhvendosja e vendbanimit nuk mund të bëhet pa pasur kërkesë nga qytetari. Sipas Bylykbashit një ndryshim i tillë i ndërmarrë nga qeveria nuk mund të bëhej 5 muaj para zgjedhjeve.

“Ndryshimi që i kanë bërë ligjit për gjendjen civile, ishte i lidhur me Reformën Zgjedhore. Për këtë çështje kemi bërë ndryshime edhe në Kod Zgjedhor. Këto ndryshime janë përpjekje të Edi Ramës. Presidenti e ktheu mbrapsht këtë ndryshim tinëzar, që do të krijonte kaos në listat e zgjedhjeve.

Kanë hequr penalitetin për shtetasit që ndryshojnë vendbanimin. Pra mosdeklarimin në kohë të shtetasit. Shtetasi i Shqipërisë ka të drejtë të zgjedhje vendbanimin, i lind e drejta të deklarojë vendbanimin dhe duhet të dorëzojë dokumentet përkatës.

Ky është një detyrim. Nuk është deklarativ, ligji parashikonte edhe sanksionin. Nuk e regjistrove në kohë ka penalitet. Ne e dimë që shumë shtetas nuk e kanë respektuar. Ndoshta duhej parë, por jo 5 muaj nga dita e zgjedhjeve’ – tha Bylykbashi që sqaron më tej.

“Lista e zgjedhësve ka edhe vendbanimin. Mbi bazë të kësaj përcaktohet edhe qendra e votimit. Nëse hiqet penaliteti siç e ka bërë PS do të legalizohen të gjitha ato që po shohim. Janë qindra e mijëra të atyre që shkojnë për të marrë një certifikatë dhe ata qe jetojnë në Tiranë apo Durrës e kanë gjetur veten në Himarë.

Këto veprime janë vepra penale, dhe janë edhe falsifikim të lisave të zgjedhësve. Nëse unë dua të ndryshoj vendbanimin, shteti nuk ka çfarë bën. Nuk mund që as kryeministri, ministri i brendshëm, të dhënat e OSHEE, apo të dhënat nga administruesit e pallateve nuk mund të përdoren nga shteti, duhet kërkesë e shtetasit”, – tha Bylykbashi.

Demokrati tha se po bëhen verifikime dhe paralajmëroi edhe kallëzime penale për zyrtarët përgjegjës, pasi janë kryer transformime të pavullnetshme. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Filloje avazi i ketyre shpellkareve politik,mos hani ne zgjedhje e provuat njehere kete.Pretendimi i parë ka ardhur nga Jose Pablo Baraybar i cili pohon se ka hyrë në Shqipëri në vitin 2002 bashkë me Lulzim Bashën për të hetuar në Kukës kampet e burgjet e krijuara nga UÇK.

    Pretendimi i dytë ka ardhur që në vitin 2019 në mediat e Kosovës dhe këto ditë në mediat e Shqipërisë nga kameramani Milaim Bellanica i cili pohon se kasetën ku ai kishte regjistruar masakrën e tmerrshme të Krushës ku u vranë 243 persona dhe u zhdukën 63 ja ka dhënë Lulzim Bashës.

    Pretendimi i tretë vjen nga komandanti i UÇK Latif Gashi i cili dëshmon se Lulzim Basha ka marrë pjesë si përkthyes i UNMIK në arrestimin dhe bastisjen e shtëpisë së tij.

    Sipas zonjës së Latif Gashit, Lulzim Basha i ka thënë asaj se ku i ka fëmijët. Të gjitha këto akuza ose pretendime nuk kanë ardhur nga Shqipëria por nga Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *