• |
ide | kryesore

“Covid-19 po vret një amerikan në çdo minutë”/SHBA përballet me valën e dytë më agresive të pandemisë

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me valën e dytë të infektimve me Covid-19 dhe me sa reflektohet nga shifrat kjo valë e dytë është shumë agresive. SHBA raportoi shifrën më të lartë të vdekjeve brenda një dite nga Covid-19 që kur pandemia ka filluar. Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 1 mijë e 707 persona. Në total në SHBA numri i viktimave ka shkuar në 250 mijë e 29 persona.

“Koronavirusi po vret një amerikan në çdo minutë”, raportojnë me shqetësim autoritetet amerikane. Prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohen mbi 100 mijë raste të reja infektimi. 2 shtete në SHBA kanë kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve në total. SHBA mban vendin e parë në rang global për numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *