• |
ide | kryesore

Detaje nga shpërthimi me tritol në lokal/ Djali i pronares i përfshirë në plagosje

Arkiva, Lajme, Të fundit
hoteli Shkodër



Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol i ndodhur mbrëmjen e djeshme në derën e lokalit të Hana Foljetës në qytetin e Shkodrës.

Në polici deri më tani janë marrë në pyetje 6 persona në lidhje me këtë ngjarje, mes tyre edhe djali i pronares, Aleksandër Foljeta, i cili në gusht ishte përfshirë në një plagosje me thikë.

Tre muaj më parë, djali i 46-vjeçares ka plagosur lehtë me thikë dy persona. Edhe pse u arrestua për këtë ngjarje, më pas djali i pronares u la i lirë.

Në pyetje janë marrë edhe dy personat me të cilët ai ka pasur konfliktin në gusht.

Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këtë ngjarje, por policia vijon hetimet për zbardhjen e saj.

Nga shpërthimi me tritol ditën e djeshme ka pasur dëme të shumta materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *