• |
ide | kryesore

Flet Basha: E vërteta e kasetës së masakrës së Krushës dhe Shtëpisë së Verdhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për akzuat që i janë bërë ditët e fundit për kohën kur ka shërbyer në UNMIK. Ai ka hedhur poshtë akuzat që i bëhen se ka marrë kasetën e masakrës së Krushës, ka shkuar në shtëpinë e verdhë apo ka marrë pjesë në arrestimin e komandantëve të UÇK-së.

“Kaseta e masakrës së Krushës është marrë nga Dash Peza si përkthyes i BBC siç e tha edhe Dash Peza. Ishte një trillim dhe fabrikim. Nuk ndihem as prekur dhe as cenuar.

Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica. Dhe faktin që Peza tregon se kaseta është marrë nga BBC dhe e kanë transmetuar të gjithë. E tha këtë Dash Peza. Ai mund të jetë mik apo ish-mik i Edi Ramës, por nuk mund të jetë miku im.

Kurrë nuk kam qenë pjesë e asnjë procesi. E tha mirë Baton Haxhiu që ajo që është thënë nuk është e vërtetë për arrestimin e një ish-komandanti të UÇK-së.

2 hetime kam bërë. Kam bërë pjesë në ekipin që ngriti akuzën ndaj Millosheviçit në 98-99. Kam qenë pjesë e këtij ekipi. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij ekipi. Në Mitrovicë kemi hetuar disa krime në 2000. Vetëm me këto hetime jam marrë unë.

Edhe për shtëpinë e verdhë nuk kam qenë asnjëherë. Janë gënjeshtra. Janë mashtrime” – tha Basha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Pra argumenti qe ky debili po persirit ( njesoj si poertalet e tipit Lapsi ) , Meqe kaseten e mori BBC athere une nuk ka mundesi qe une te merrja kaseten ( origjinale) se e mori BBC .
    Kur Milaimi e ka thene qe para 9 vitesh qe BBC i dhashe nje kopje.

    Me keto lloj justifikimesh ky thjesht i jep argumenta me shume atyre qe nuk e besojne per te mos ta besuar akoma dhe me shume

    1. Or ti a je rrot kari a ben? Filimiet jane ne you tube, kaseten te doli Dash Peza e tha qe e ka BBC.

      E cna myten idiotat per jne sufllaqe gratis qe marrin.

      1. Ore kar me e mrin roi. BBC ka marre nje kopje te kasetes.
        O kurve e shqupit , nuk e shpeton dot krykarin e PDs me justifikime debile si puna e ketij me siper.

  2. Deshmite kunder Lules kane ardhur nga Jose Pablo Baraybar i cili pohon se ka hyrë në Shqipëri në vitin 2002 bashkë me Lulzim Bashën për të hetuar në Kukës kampet e burgjet e krijuara nga UÇK.

    Deshmia e dytë ka ardhur që në vitin 2019 në mediat e Kosovës dhe këto ditë në mediat e Shqipërisë nga kameramani Milaim Bellanica i cili pohon se kasetën ku ai kishte regjistruar masakrën e tmerrshme të Krushës ku u vranë 243 persona dhe u zhdukën 63 ja ka dhënë Lulzim Bashës.

    Deshmia e tretë vjen nga komandanti i UÇK Latif Gashi i cili dëshmon se Lulzim Basha ka marrë pjesë si përkthyes i UNMIK në arrestimin dhe bastisjen e shtëpisë së tij.
    Sipas zonjës së Latif Gashit, Lulzim Basha i ka thënë asaj se ku i ka fëmijët. Të gjitha këto akuza ose pretendime nuk kanë ardhur nga Shqipëria por nga Kosova.

  3. Ja ka marre doren shume/ eshte permirsuar shume/ njesoj si te gjithe nen FAJ/ njesoj si te gjithe lideret/ asnje ndryshim nga ER-ja/ kur mbeten ne rrjete bertasin KOT…..!!!
    Çfare argumenti/ meqe e paska thane Batoni… etj etj pa fund
    Ai duhet te thoshte se, a ka dijeni me se paku per ate “akuze publike”?
    A ka dijeni ai se, ka pas nje kasete te tille ne qarkullim…?
    A e din ai se, eshte dorezuar ne MEDIA dhe nga kush?
    Perse duhet dorezuar ajo prove ne media kur, provat shkojne vetem para Gjykates…?
    Asnjehere nuk ka dhane pergjigje dhe, as nuk mund te mbrohet me Blendin (me nje opinion qe as opinionin e tij nuk mundet me dhane), as me Dash Plehun, as me Bat… ere Hale….., as me gjenezen e Tij (qe, po u thelluan me poshte/ dihet se çfare del) dhe as me Edi Ra… llomenman (qe, nuk din as me e mbrojt se, me e luftu as qe behet fjale/ keto jane nje e te pandare)….
    Ato qe shkojne per t’i bere ISO ne studio jane me keq se, vete Ai….
    Çfare ka tjeter…..!!!
    Ai ka garancine se, ne kohe PAQE-je nuk i levizin Spiunet (ne gjuhen e popullit), prandaj e ngren zerin….!!!
    Era e Tij (si i gjithe establishmenti ne qarkullim) KUTERBON dhe do te kuterboje shume gjate…!!!
    Te shpjegoje gjenezen me largqoftin (Dull…) meqe e kishte per zemer mbreme me e kujtu per Shqiptaret ne diten qe jepte shpjegime per Kosoven (qe, e kane perzemer me shume se Shqiptaret)….
    Çe pyet….!!!!
    Mjerim pa fund…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *