• |
ide | kryesore

“Ik q*u skocez i mu*it” fyerja e Kanchelskis që e bëri Fergusonin të qeshë

-Instant, Sport



Ti drejtohesh Sir Alex Ferguson, duke i thënë “m*t skocez”, duket si një guxim i tepruar. E ka rrëfyer një situatë të tillë në autobiografinë e tij Andrei Kanchelskis, protagonist i bashkëbisedimit të ashpër me teknikun legjendar të Manchester United. Kanchelskis, kur mbërriti në 1991 tek Red Devils nga Shakhtar Donetsk për 650.000 stërlina të atëhershme, dinte pak a shumë tre fjalë anglisht. Kjo e bënte shënjestër të përkryer për talljet në dhomat e zhveshjes (ku ishin personazhe si Peter Schmeichel, Ryan Giggs, Paul Ince e Bryan Robson). “Cdo herë që një lojtar i huaj vinte në skuadër, gjëja e parë i mësonin fjalët e këqija – shpjegoi rusi 51 vjecar, me origjinë ukrainase, në biografinë e tij, bën të ditur Daily Mail. Shokët e mi më mësuan edhe mënyrën korrekte si ti drejtohesha teknikut të Manchester United. Një ditë, besoj për herë të parë që përplasesha me Alex Ferguson, e takova në korridoret e Cliff e ai më tha ‘Gjithcka mirë Andrei, si po shkon?’. E unë me buzëqeshje iu përgjigja ‘Ik q*u skocez i mu*it’. Ferguson ndaloi një moment, pastaj nisi të qeshë me të madhe, ndërsa dëgjova ilaritetin që shpërtheu në dhomat e zhveshjes”.

Episodi nuk pati pasoja për ish-mesfushorin, që u bë idhull në Old Trafford, me 161 prezenca e 36 gola, duke e lidhur emrin e tij me gjashtë trofe të rëndësishëm, ndër të cilët dy Premier League e Super Kupa europiane në 1991. Në 1995 Kanchelskis u largua papritur nga United për të kaluar tek Everton e më pas veshi fanellat e Fiorentina, Rangers, Manchester City e Southampton, para se të kalonte tek Al Hilal e të mbyllte pastaj karrierën si lojtar në Rusi (Dinamo Mosca, FK Saturn e Krylia Sovetov).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *