• |
ide | kryesore

Lukaku gjen çfarë e pengon Eriksen tek Inter: “Mëso italishten”

-Instant, Sport



Udhëhoqi Belgjikën në Final Four të Nations League e tani Romelu Lukaku është gati të rikthehet protagonist tek Inter, pas problemit muskular që i ka humbur ndeshjen e kampionatit kundër Parmës e atë të Champions League kundër Real Madrid. E, si lider, sulmuesi belg ndërhyn për të mbrojtur shokun e skuadrës Christian Eriksen, me të cilin sapo u përball si kundërshtar në Nations League. “Ka të gjithë kualitetin për tu bërë një kampion e dua ta ndihmoj – ka deklaruar Lukaku për tv danez Kanal 5 – Disa lojtarë kanë nevojë për më shumë kohë për tu adaptuar me futbollin italian, unë kam qenë me fat që u mësova shpejt. Nëse mëson italishten, për të do bëhet gjithcka më e thjeshtë”.

Kjo është këshilla e Big Rom për Eriksen, që tek Inter nuk arrin të gjejë hapësirën që do të donte, ndërsa me fanellën e Danimarkës zbavitet e shënon. “Mund të komunikojë më mirë e të japë një kontribut më të madh për skuadrën”, ka shtuar Lukaku, që tani mendon për impenjimin e ardhshëm: “Për mua tani ndeshja më e rëndësishme është ajo e të dielës kundër Torinos. Jam i gëzuar për Final Four të Nations League, por më parë do të vijnë kualifikueset e Botërorit e pastaj Europiani: duhet të bëjmë hapa me radhë, pastaj do mendojmë për Final Four”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *