• |
ide | kryesore

Mitsotakis thirrje Turqisë duke marrë shembull Shqipërinë: Ndaloni sfidat në det

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i dërgoi mesazhe të reja Turqisë, sa i takon konfliktit detar.

Në një intervistë për Sky News Arabia gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, Mitsotakis vuri në dukje se ai është shumë i hapur ndaj Presidentit Erdogan dhe propozimi i tij është shumë, shumë i thjeshtë, por kërkoi që Turqia të ndalojë sfidat në det dhe më pas ata do të ulën të diskutojnë.

“Turqia duhet të ndalojë sfidat në det dhe pastaj ne do të ulemi në tryezë, në kontekstin e kontakteve eksploruese, për të diskutuar çështjen e shënjimit të zonave tona detare. Nëse nuk mund të biem dakord, atëherë ne do të apelojmë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të biem dakord që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë një vendim në emrin tonë”, tha kryeministri grek.

Ai kujtoi se “si qeveri, ne arritëm të nënshkruajmë një marrëveshje demarkacioni me Italinë, Egjiptin dhe ramë dakord me Shqipërinë për të apeluar çështjen e kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e lënë gjykatën të vendosë në emrin tonë për shënjimin e zonave tona detare”.

“Pra, ne treguam në praktikë se mund të ndjekim rregullat e lojës. Por rregullat formohen nga e drejta ndërkombëtare. Kjo do të inkurajonte Turqinë të bënte të njëjtën gjë. Respektoni kornizën e së Drejtës Ndërkombëtare që përcakton qartë të drejtat tona. Dhe nëse turqit konsiderojnë se qëndrimi i tyre është i arsyeshëm, ata nuk duhet të hezitojnë të apelojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë,” tha ai, raportojne mediat greke.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *