• |
ide | kryesore

Ndërron jetë prej COVID-19 personazhi i njohur me pseudonimin “Ver Llapa”

-Instant, Lajme



Ndërron jetë prej COVID-19 personazhi i njohur në rrugët e Tiranës me pseudonimin “Ver Llapa”. Bëhet fjalë për Verin e 21 dhjetorit.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Integrimit e Jetimëve.

Mesazhi i Ilir Çumanit

“PËRSHPIRTJE PËR NJERIUN E MIRË….                                                               

Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme të korruptuar me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme…

 Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht… Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama Njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd naiv, të bukur e të dëlirë….

Ik VERI…., prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, ishte një sakrificë sublime prej cigani e bohemi që aq shumë ta doja e ta adhuroja… Pusho në Paqe o NJERI i mrekullueshëm i Zotit. R.I.P”

 



2 Comments

  1. Respekt dhe falenderim per fjalet e merituara ndaj te ndjerit Ver llapa Ilir. Ai personazh te bente me qeshur vetem me pamjen e tije. Nje shembull eshte ajo fotografia, shikojeni personin ne makine qesh se i eshte afruar nje njeriu komik e dashamiris si Ver Llapa.

    U prehte ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *