• |
ide | kryesore

Nga Prishtina të gjithë bashkë: “Po dëmtohen të burgosurit në Hagë, për interesa elektorale”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Që kur prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë lëshoi një deklaratë se kishte nisyr çështje penale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit e deri më sot kur katë drejtues të lartë të UÇK kanë përfunduar në burg, kryeministri i Shqipërisë dhe rilindasit që e mbështesin kanë marrë flamurin e Mbroktësit të tyre publikë. Fillimisht Edi Rama e sulmoi shumë fort deklaratën e prokurorit special që e pengoi Hashim Thaçin të shkonte në shtëpinë e Bardhë për një marëveshje me presidentin serb Vuçiç. Më pas ai u bë pjesë e fushatës “Liria ka emër” që donte të njësonte luftën çlirimtare të kosovës me emrat e Hashim Thaçit  e Kadri Veseli.


Pra në këtë këtë kuptim duket sikur kryeministri shqipëtar po bën më shumë sesa kushdo për të mbrojtur ish partnerët e tij politikë dhe duke marrë mbi vete koston e vënjes në dyshim të drejtësisë ndërkombëtare.


Por fatkeqësia është se askush nuk po ia njeh këtë nder dhe për ditë e më shumë po shumohen zërat që po i bëjnë thirrje Ramës për mos e shfrytëzuar këtë fatkeqësi për interesa të luftës së tij politike para zgjedhjeve. Fakti se Rama dhe mediat pranë tij po i përdorin prangat mbi duart e komandantëve për të orkestruar një fushat lokale kundër opozitës dhe liderit të saj, po mer kritikë gjithnjë e më të forta në Prishtinë.

Sot, Enver Hoxhaj, kreyetari në detyrë i PDK, parisë të themeluar e të kryesuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e konsideroi të dëmshëm këtë instrumentalizim për nevoja të politikës ditore:“instrumentalizimi politik i procesve gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së, për politikë ditore partiake, pavarësisht në Kosovë, Shqipëri e diku tjetër, nuk i shërben aspak Kosovës, përkundrazi, e dëmton rëndë atë. Nuk i ndihmon as shokët tonë në Hagë!”. Të gjendur përballë kësaj situate kritike e të rëndë, unë bëj thirrje për vetëdije të lartë patriotike, solidaritet e unitet të mbarë faktorit politik shqiptar, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në trojet e tjera shqiptare. Historia e ka dëshmuar që shqiptarët ia kanë dalë t’i tejkalojnë sfidat e sulmet vetëm kur kanë qenë të bashkuar”, përfundon Hoxhaj.

Sinjalin se Partia Demokratike e Kosovës do të mbante këtë qëndrim, ndaj akuzave që propaganda e Rilindjes kuundër Lulzim Bashës e paralajmëroi gjatë një emisioni në OPEN, nënkryetari i kësaj partie, ish komandanti, Sami Lushtaku. Ai deklaroi preraz se në momente si ky shqiptarët duhet të jeenë të bashkuar dhe  jo të ndarë.

Paralelisht me të, këshilltari i Kadri Veselit, Adri Nurellari tha se përdorimi i kësaj ngjarjeje për të goditur Lulzim Bashën i Bën dëm atyre që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë.

Por edhe partia më e madhe në pushtet, LDK i denoncoi këto praktika që po përdor rilindja në Tiranë. Me anë të kreut të saj, Isa Mustafa, ajo tha se akuza dhe ‘konstruktume të pavërteta nuk ndihmojnë pjesëtarët e UÇK-së që tani janë në Hagë”. Në facebookun e tij ai shkroise, Gjykatën Speciale nuk e bëri Lulzim Basha, apo Sali Berisha, por e vendosi Kuvendi i Kosovës.

Por këtë lojë të fëlliqur që po bëhet në Tiranë nuk e ka denoncuar vetëm PDK-ja që është e rrshtuar më pranë Ramës, apo LDK-ja që gjendet më afër PD-së, atë e kanë treguar me gisht edhe personalitete me prfofil të lartë të jetës publike në Kosovë. në një intervistë për Ora nevs Veton Surroi i krahasoi akuzat ndaj Bashës me ato që ka bërë Daçiç në Serbi:“Nuk i bën mirë Shqipërisë dhe as ambientit politik dhe as shqiptarëve në Shqipëri që kjo çështje të shfrytëzohet për luftën e brendshme politike.

Fillimisht duhet të largohemi nga ky etiketim i njerëzve sepse kemi të bëjmë me një situatë delikate, në të cilën a ka qenë kush i përfshirë si hulumtues apo përkthyes etj, nuk mund ti vihet gishti pasi vihemi në të njëjtën situatë që ka hyrë Serbia. Ish ministri i jashtëm Daçiç i cili para disa muajsh akuzonte serbët se kanë folur kundër kryerjes së krimeve në Serbi dhe kanë treguar varrezat masive” tha ai. Edhe gazetari kosovar me qëndrim në Zvicër, Enver Robelli shkoi në një vështrin në gazetën “Koha Ditore”:” Mbi 20 vjet pas masakrës në Krushë të Madhe mediat e oborrit të qeverisë socialiste të Tiranës keqpërdorin një tragjedi kosovare për betejat e brendshme elektorale në Shqipëri”.

Pra, nga të gjitha krahat dhe nga të gjithë zërat nuk ka dyshim se ajo që po bën propaganda e Edi Ramës në këto ditë është jo vetëm e ulët por edhe në dëm të Kosovës, duke theksuar se ai që u hoq publikisht si aleat i Thaçit dhe Veselit po hedh mbi shpinën e tyre barrën e problemeve zgjedhore që ka në Shqipëri. Prandaj ka ndodhur njw gjw e rallw, personazhe aq tw kundwrt mes tyre janw bwrw tw gjithw bashkw, kundwr politikave pwrçarwse tw Ramws.

©Lapsi.al

6 Comments

  1. Shkullak je patriot .,por pa Ramen.
    Debili qe Ti mbron nuk ka zot ta shpjegoje biles dhe kllouni Balliu nuk e mbron dot.
    Sic e tha dhe Lubonja,Basha duhet te dali Zyrtarisht dhe ta heqe perden e turpit,jo te fshihet neper nevojtorer e spitaleve apo te pulzarive.
    Duket se ka frike.
    Po ta therrasin deshmitar ne Hage(ndoshta per trim apo per mire ) cdo behet?Balliun nxirreni prap si force e madhe sharlatanit,i paturp.

    1. perqendrimi vemendjes eshte drejtim ,fjala qe flitet eshte pergjegjsi ,vepra llogari, thotë:

      ne jemi gjini njerzore,njerez krijesa ,qe vim nga i njejti burim krijimi sistem funksioni,natyraliteti duam te drejten hakun urrejm padrejtesi te na behet,kemi nje burim ullzimi ,kur ne si njerez kombe ne pergjithesi apo pupuj ne ve canti si individ apo kolektiv ti kuptojme dhe pranojm te verteten ,ateher marrin zgjilljet problemet,kjo duket tek angazhimet qe kemi ,se drejt kujt po shkojm si individ apo kolektiv popuj apo popull,,largimi nga e verteta sjell largimin nga te drejtat zgjilljet lumturija begatija e ardhmja sigurija,qendrimi ne interesa ,personale do thot padrejtesija sistem jete,,qe do thot fut konkuren ce interresi ,qe ne te shoqerohet antivlerat urrejtja hakmarrja pabesija shkatrrimi,perplasjet mbyllja dobive ne burim ,ndalim jete ne toke,kurse e drejta haku ka te kunderten, eshte e qarte zgjillja per shqiptaret,ballkanasit,nese nuk duan te keqen ne shtepin familjen trupin e tyre te mos pajtohen me padrejtesi ,ndaj njeri tjetrit te mos han hakun te drejten e tjetrit te vene hakun ne vend,keshtu shqiptaret dhe ballkani individi dhe kolektivi shpeton nga konflikti interesave te fuqive te mella per tu bere fushbetej luftrash qe gjith cka e con drejt xeros ,por hap mundesi shprese qartesije gjallerije zgjillje shprese mes popujve te ballkanit,dhe fuqive te mella u thuhet ju shikoni punen tuaj gabimet historike i zgjillim vet te ardhmen ,ton e rregullojm vet,e drejta ne mendim fjale dhe vepra ndryshon nga e padrejta,nje natyralitet kemi te gjith,ne vecanti,por qe eshte domosdoshmeri qe ashtu si duam per veten ta kemi ne menyr te ndersjellt,kete e qarteson vetem e verteta ullzimi hyjnore,e nese nuk na pelqen e verteta ,vlerat,antivlerat padrejtesija egoja interesi personal kete kan gjithcka qe asnjerit nga ne si pelqen ,antivlerat,sikur te gjith te angazhohemi,ne mendime fjal dhe vepra te mira ,si thot I MALLI ZOTsej cili do bente pjes ne nje nga 4 grupet njerzore qe mbROJN VENDIN NGA MOS SHKATRRIMI1DIETARET,2 ULLHEQESIT E DREJT,3 LUTJET E BESIMTAREVE,4 GUXIMTARET,,,,SEPSE AI QE GJITHcKA KRIJOJ,KA RIJUAR KRIJESA ME ZGJILLJE FUNKSIONALE ULLZIMIN HYJNOR,AI KA BERE ORGANIZIMIN SI FUNKSIONOJN ZGJILLJET ME KRIJIM DHE PASQYR ULLZIM NE NA LA ME TE LEHTEN ANGAZHIMIN SIPAS ULLZIMIT TIJE DHE PROBLEMET MARRIN ZGJILLJE,,,THOT I MALLI ZOT RESPEKTONI PRINDERIT DHE NE E BEJME ZGJILLET AI PROBLEM MBYLLEN AZILET,THOT RRESPEKTONI FAMILJEN MBYLLET PROBLEMI KRIMIT NE FAMILJE SI BURIM KRIMI,THOT MBANI LILLJE ME FAREFISIN DHE E BEJME U ARRIT UNITETI,NE BURIM FILLOJN DOBIT,THOT JEPNI ZEKATIN SADAKAN ,BIEN LYPSARET LARGOHET VARFERIJA E KESHTU ME RRALL,NESE THIRRJA PER TU ANGAZHUAR NE MENDIME FJAL DHE VEPRA TE MIRA SI THOT I MALLI ZOT ,DHE ANGAZHIMI VEPRIMI ,BEHET MODEL BINDJE REFLEKTIMI DHE ANGAZHIMI NJERZORE SE NJERIU AS NUK ESHTE I PAGABUESHEM DHE AS I PANDREQESHEM,KUNDERSHTIMI DHE FAKTET PER BINDJE E BEJNE TE ULET NE MIRKUPTIM,ZOTI E KA PLOTSUAR MESHIREN E TIJE ,MBI NE ME KRIJIM DHE ULLZIM,PSE NE NUK ANGAZHOHEMI SI THOT I MALLI ZOT NE DOBIN E VETEVE TONA DUKE U LARGUAR TOTALISHT NGA PADREJTESIJA I MALLI ZOT TE DERGUARIT E TIJE DIETARET DERI TEK BESIMTARI THJESHTE SI,JAM UN QE UA KUJTOJNE TE MIREN NUK JU KAN FAJ,TANI PER GJITHA PROBLEMET TE MOS ANKOHET ASKUSH PERDERI SA ESHTE I DISTANcUAR NE MENDIME FJAL VEPRA SI THOT ULLZIMI HYJNOR SEPSE VETEM ASHTU KA ZGJILLJE JO SIPAS INTERESAVE ,SEPSE INTERESI NJE PALE PER DIcKA BEHET PADREJTESI PER PALET TJERA,KESHTU QE I MALLI ZOT E KA NDARE ME MIRE TE DEMSHMEN NGA DOBIJA TE LEHT PER TA DALLUAR KUPTUAR DHE VEPRUAR NE GJITHA FAZAT E ZHVILLIMIT SAJ,KY KOMENT BEHET SI KJUJTES KONSULTATIVE PER GJITH ATO QE KAN HARRUAR SE NE KETE BOT NUK KA ZGJILLJE PER PROBLEMET QE SJELL EGOJA PER PUSHTET PARA QE SNJEH ASGJE PERVEc INTERESIT VET,DUKE SHQELMUAR DHE SHKATRRUAR TE GJITH,SE EKZISTOJN ZGJILLJET I KRIJOJ DHE MUNDESOJ TI NJOHIM KRIJUESI MALL PERMES ULLZIMIT HYJNOR QE TASHME E KAN TE MUNDESHME PER TA DITUR KUPTUAR PRANUAR TE GJITH NE LIBER NE ZHVILLIM FAKTE PRAKTIKE,TE PAKUNDERSHTUESHME ,NUK KA ME SHPETIMTARE POR TE GJITH MUND TE BEHEN SHPETIMTARE TE VETES DUKE U MBESHTETUR VETEM TEK I MALLI ZOT VETEM KESHTU MESOHEMI TE KTHEJM URREJTJEN NE DASHURI LUFTEN NE PAQE DHE PROBLEMET NE ZGJILLJE ,I LUTEM TE MALLIT ZOT TUA HAPIN ZEMREN PER TE KUPTU PRANU DHE NDJEK TE GJITH RRUGEN E SHPETIMIT VET

  2. Habit Lulzim Basha: Më thonë se jam dhe i biri i Enver Hoxhës,basha te shpjegoje dokumentat dhe deshmite qe kane vite qe kane dale para shume viteve,lulzimja dogji tiranen me molotov gjoja per vjedhje votash dhe zhurmen me miliona euro qe beri gjermoni Peter te bild me gjoja provat qe kishte kopsitur hajdarmataj ne prokurori,sot qe flasim jane ne he tim per vjedhje votash 10 njerzit e pd ju kosovaret mos u shqetsoni per bashen se ka lidhje serbe qe ai mbrohet

  3. Po cilat jane keto dokumente mor aman? A nuk mendoni se do i kishin hedhur mbi tryeze , ne keto momente?! Me se pari do kishin dale ne Top-Chanel se do i duhet te mbroje gjithe kete tymnaje qe ka servirur. Pe gjithe cka jep ( dhe i quajne fakte) jane ca intervista qe duan te tregojne qe Luli ka qene ne Kukes ne Kreshe e ne Kosove. A thua ai po e fsheh kete gje. Po eshte budallallek me brire te mendosh se nje 25-vjecari i jane lene ne dore edhe perkthimet , edhe hetimet edhe gjykimet. Perpos te gjitha ketyre , nese eshte hetuar dhe jane gjetur prova per krimet e suppzuara te UCK- se dhe nese Luli ka patur akses ne keto dosje sipas jush duhet t’i zhdukte ato!? Nese e bente, sot do e akuzonin per shkaterrim provash( po Top Chanel do e bente) Po Luli ka qene vec nje prrkthyes dhe une kete besoj . Se nuk mund te ishte pjese e hetimeve se perbente konflikt te paster interesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu