• |
ide | kryesore

Prangosen dy persona në Vlorë për vjedhje dhe aksident me makinë

-Instant, Lajme, Të fundit



2 shtetas janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen për vepra të ndryshme.

Një nga personat akuzohet për vjedhje, ndërsa tjetri për shkaktim aksidenti.

“Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar shtetasin M. M., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datën 13.10.2020, ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash në banesën e një shtetaseje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën Sazani, Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka dëmtuar një automjet tjetër”, shkruan policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *