• |
ide | kryesore

Presidenti kinez shpalos planin për super zhvillimin ekonomik të vendit

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se Kina do të hapë ekonominë e saj duke importuar më shumë mallra dhe shërbime me cilësi të lartë. Kina do të nënshkruajë gjithashtu marrëveshje  të tregtisë së lirë me më shumë vende të tjera. Xi dha njoftimin në forumin e Bashkëpunimit Ekonomik (Apec), i cili përfshin SHBA-në dhe Rusinë. Xi gjithashtu mohoi faktin që Kina do të tërhiqej nga ekonomitë e tjera.

“Ne nuk do të ndryshojmë kursin dhe nuk do të shkojmë kundër trendit historik duke ‘shkëputur” ose duke formuar një rreth të vogël për të mbajtur të tjerët jashtë, “tha Xi. Komentet e Xi vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes më të madhe rajonale të tregtisë së lirë në botë gjatë fundjavës, duke përfshirë pothuajse një të tretën e prodhimit ekonomik të botës.



2 Comments

  1. kina eshte sfide e madhe per europen dhe ameriken,

    nje vend pa pike demokracie dhe me nje varesi te konsiderueshme te botes nga fabrika e globit kina.

  2. “Mbrekullia” kineze nuk do te zgjase me teper se 20 vjet te tjera . Ne 30 vjet paga mesatare ne Kine eshte rritur me 8600% pra 86 here me shume . Kjo do te thote se krahu i lire i punes kinez eshte ezauruar. Edhe kursi i konsumit te brendshem eshte i sfocuar duke qene se zhvillimet demografike ne Kine shkojne ne anen e kundert. I kemi degjuar keto deklarime edhe nga Hrushovi kur u thoshte amerikaneve se per 6 vjet do tju kalojme dhe do tju themi by by. Nese America u shnderrua ne perandori kjo ndodhi sepse fuqia ekonomike dhe ushtarake u gershetua me ate politike ku bota e pranonte dhe e enderronte modelin amerikan. Askush nuk do te jete nje kinez pervec tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *