• |
ide | kryesore

Prishtina jep 50 euro për të prekurit nga Covid-19, Tirana vetëm gjoba

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Bashkia e Prishtinës ka propozuar dje që të japë një bonus prej 50 euro për çdo të prekur nga koronavirusi, për të lehtësuar sado pak, siç tha Shpend Ahmeti, shpenzimet dhe vuajtjet e tyre.


Propozimi do t’i shkojë këshillit të Komunës.


Kjo e Prishtinës, një ide mjaft interesante, ka ardhur dje në kohën kur policët bashkiakë të Lali Erit padyshim kanë qënë duke mbushur blloqet, qytetarët, xhamat e makinave dhe shumë lokale apo njësi, me gjoba.

Sepse ata kanë një numër të caktuar gjobash që duhet të vënë, për shkak se Lalit i duhet buxheti për ta ndarë më tej, me kilentët e tij.

Asnjë masë, asnjë ide nuk kemi dëgjuar nga kryebashkiaku i rilindjes, për të qendruar në krah të të prekurve nga kjo pandemi, apo për të lehtësuar hallet në këto kohë të vështira.

Ky është ndryshimi.

Mos është më e pasur Bashkia e Prishtinës, se sa e Tiranës?

Aspak!

Bashkia e Tiranës, në krahasim me atë të Bashës dhe Ramës, e ka 4-fishuar buxhetin, duke qënë se ka rritur taksat dhe tarifat.

Ndryshimi është se në krye të Bashkisë së Prishtinës mesa duket është dikush që mendon për njerëzit, ndërsa ne kemi në Tiranë dikë që mendon për klientët e oligarkët. /mapo

3 Comments

  1. po beni demagogji, pike se pari ne bashkine eshte propozuar e jo aprovuar, mund edhe t emos miratohet fare pagesa prej 50 eurosh. Se dyti ne shqiperi sapo eshte aprovuar 120 euro rimbursim te te gjitha medikamenteve per te semuret me covid ne shtepi apo spital, e dini sa eshte ne kosove 0. Kshu rrini beni opozite me gjerat e tjera e mos flisni per gjera qe si dini

  2. A eshte ne vete ky Lapsi, me keto lajme qe na prish gjakun?- Nuk thone: shyqur qe nuk po na ve gjobe pse jemi infektuar me kovid, keta dashkan edhe 50 evros! E… si thoni ju pastaj, te shkojne njerezit te infektohen me covid vetem per te mare 50 eros; e ta na shkatrrohet ekonomia e forte qe kemi si vend? 50everos hajdutet do ti japin, por per te vjedhur vota! Si dashkeni ju tu japim evros per virusin , po sikur te vdesin keta te infektuar na shkon pesdhjetshje per dhjame qeni, e pastaj edhe vota ( edhe pse kemi ndermend te bejme te votojne te vdekurit, se ata i kemi gratis nuk i paguajme asnje euro, biles listat jane gati me kohe), kurse keshtu edhe para nuk harxhojme, edhe njerezit shkalafiten fare qe te mos kene fuqi te te ulerrasin : Poshte kryahajduti rrama me 400 hjdute! Se ketij tuajit, ( ju them 400 hajduteve )Ali Baba nuk i vjen as tek thoi i kembes§ Eshte me hajduti me i ndyre qe ka pare kjo toke,ise vjedh sapse ka çelsat e parave ne dore, e nga nje i pabese si ky llum, nuk prite te veç rrezimi me dhune dhe dergimi ne burg ketij dhe gjithe çetes se bijve te kurvave!!! Aamenn!!

  3. Qevria cudi si s’ku ka dhene dru akoma si atyre te teatrit se mbase zgjohet mileti nga gjumi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu