• |
ide | kryesore

“Rimbursim për të prekurit që trajtohen në banesë”, Manastirliu: Zbatimi i paketës ka nisur që sot

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se vendimi i ri për rimbursimin e shpenzimeve është një paketë universale nga të cilat përfitojnë të gjithë të prekurit me koronavirus. Gjatë një konference për mediat, Manastirliu se rimbursim do të bëhet dhe për format e lehta dhe ato të mesme, ndërsa shtoi se zbatimi i kësaj pakete ka nisur që prej ditës së sotme. Mjeku i familjes, tha ministrja, do të ketë rol esencial sa i takon rimbursimit të medikamenteve për rastet me Covid-19.

“Buxheti për shëndetësinë është rritur me 23 % krahasuar me një vit më parë për të mbështetur këtë pandemie. Fondi i sigurimit të detyrueshëm është institucioni që do të administrojë këtë skemë nga pikëpamja në terren. Zbatimi i këtij vendimi ka nisur që ditën e sotme”, tha Manastirliu.



1 Comment

  1. I moret vesh ndonje gje kesaj -Shurres-.Paketa -paketa-dhe lesh me qime .Se ke do ribursoje ,ilacet ,respiratoret qe i kane blere vete apo ndonje gje tjeter .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *