• |
ide | kryesore

U akuzua për pazare me Serbinë/ Reagon Hoti: Ky është një nga pretendimet më të liga që kam dëgjuar ndonjëherë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në seancën e sotme të interpelancës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me temën të zhdukurit, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci akuzoi shefin e ekzekutivit se ka bërë pazare me Serbinë për njerëzit dhe pasuritë e Kosovës. Arbërie Nagavci tha se pranimi nga qeveria e Kosovës, që në zotimet e 4 shtatorit të pranojë paragrafin ku barazohen të zhvendosurit me të zhdukurit, është i turpshëm dhe i pafalshëm.

“Më 4 shtator ju bëtë në fakt pazare me Serbinë, jo veç për pasuritë e Kosovës por edhe për njerëzit, e ky është një lloj trafikimi, por është e pafalshme, është e turpshme ajo që në një paragraf të një marrëveshje keni vendosur dhe barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit. Ju pranuar që Serbia të negociojë, e lejuat Serbinë të vendosë nëse do të veprojë dhe atë që e ka detyrim ja bëtë një opsion e jo zgjidhje të lirë”, tha ajo.

Fjalës së saj, Hoti iu përgjigj duke e quajtur këtë një prej fjalimeve më të liga që ka dëgjuar ndonjëherë.

“Ky është ndër fjalimet më të liga që unë kam dëgjuar në këtë Kuvend prej se jam këtu deputet ose ministër përpara jush”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *