• |
ide | kryesore

Uragani “Lota” godet Amerikën Qendrore, 23 viktima dhe mijëra të evakuuar

-Instant, Lajme, Planet



23 persona kanë humbur jetën nga uragani “Lota” në Amerikën Qendrore. Mediat lokale raportuan se uragani arriti në bregdet të hënën në mbrëmje dhe se në det u forcua në uragan të kategorisë 5 para se të mbërrinte në bregdet, me erëra të fuqishme deri në 260 kilometra në orë. Uragani goditi Panamanë, El Salvadorin, Hondurasin, Guatemalën, Kosta Rikën dhe Nikaraguan. Në rajonet ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme, 23 persona humbën jetën dhe një numër i madh u plagosën.

Janë shembur ura, rrugët janë shkatërruar ndërsa përpjekjet për evakuim bëhen me helikopterë. Mijëra shtëpi janë nën ujë ndërsa dëme të mëdha materiale u shkaktuan në infrastrukturën rrugore dhe tokat bujqësore. Evakuimi i mijëra njerëzve ende është në vazhdim. “Lota” është uragani më i fortë i Atlantikut këtë vit dhe uragani i dytë në nëntor i kategorisë së pestë ndërkaq i pari ndodhi në vitin 1932. Uragani “Eta” mori 200 jetë njerëzish në Amerikën Qendrore në fillim të nëntorit, 150 prej tyre në Guatemalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *