• |
ide | kryesore

Vanessa Hudgens flet për mashkullin ideal pas ndarjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Vanessa Hudgens, së fundmi ka folur haptazi për jetën private duke theksuar se çfarë dëshiron tek një mashkull dhe se si do e dëshironte partnerin ideal.

Deklaratat e Hudgens vijnë pak muaj pas ndarjes së saj nga i dashuri Austin Butler.

“Ndihem sikur në fund të ditës, ka të bëjë thjesht me gjërat e ngjashme, të duash gjërat e njëjta”, tha aktorja e “High School Musical” për Entertainment Tonight. “Unë me të vërtetë nuk zgjedh. “Unë e di se çfarë dua dhe jam si, nëse dikush hyn në jetën time dhe mund të më japë të gjitha ato gjëra, atëherë shumë mirë. Nuk ka rëndësi nëse janë në vëmendjen e publikut apo jo”, vazhdoi ajo.

Ylli amerikan pranoi se nuk ka pasur ‘asnjë takim’ gjatë pandemisë së coronavirusit. “Sapo përfundova një film tjetër dje dhe, e dini, është marrë shumë seriozisht dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt ka masa paraprake”, shpjegoi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *