• |
ide | kryesore

Zlatan Ibrahimoviç me origjinë shqiptare

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks, Sport



Futbollisti i famshëm suedez Zlatan Ibrahimoviç është me origjinë shqiptare. Ylli i Milanit ka postuar në Instagram një fotografi kur ishte fëmijë, mesa duket krah gjyshit të tij, ndërsa shkruan “rrënjë ballkanike”.

Por gazeta e famshme britanike “The Sun” thotë se Ibrahimoviç ka edhe origjinë shqiptare.

Sipas të njëjtave burime Ibrahimoviç ka origjinë boshnjake dhe kroate. Babai i tij është Shefik Ibrahimoviç, një mysliman nga Bosnja. Ndërsa mamaja, Jurka është katolike nga Kroacia, gjysmë shqiptare. Pra Ibrahimoviç është ¼ shqiptar.

Prej kohësh kanë ekzistuar teori për origjinën shqiptare të Ibrahimoviç, për shkak të të atit që është mysliman nga Bosnja, vend ku jeton një popullsi e konsiderueshme shqiptarësh, shumica e të cilëve fatkeqësisht, sot identifikohen si boshnjakë.

Gazeta britanike thotë se dy prindërit e tij emigruan në Suedi, ku u njohën dhe u martuan. Ibrahimoviç ka luajtur dhe fituar tituj me ekipe të mëdha si Paris Saint-Germain, Ajax, Milan dhe Barcelona. Pjesa tjetër, siç thuhet, është histori. ©LAPSI.al

dgetrh45rhdfhhj.jpg

 



6 Comments

    1. Kurse ti do jesh vllah, apo çoban, sic ju themi ne SHQIPTARET, ky i fundit, term qe ti nuk ia ke idene se c’eshte

  1. Po te rrish rrugeve e te mos shkosh shkollave, nuk ke si ta dish se shume shqiptare kane perdorur prapashtesat sllave -viç dhe -evski per te mbijetuar ne Bosnje, Kosove e Maqedoni.
    Shko pi nje mojito te Blloku tani, katunar – tifoz i Milanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *