• |
ide | kryesore

Covid i merr jetën shefit të Antidrogës në Policinë e Shtetit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër efektiv policie humb jetën si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Florian Pema. Kryekomisari Pema, shefi i Anti-drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Punonjësi i lartë i Policisë së Shtetit ka ndërruar jetë në banesën e tij disa ditë pasi ishte prekur nga Koronavirusi

“Sot, Policia e Shtetit humbi një nga djemtë dhe oficerët më të mirë të saj.

Florian Pema, la në dhimbje të thellë bashkëshorten, djalin, të afërmit, të njohurit dhe kolegët por la dhe gjurmë të ndritshme të virtyteve të tij. Një ikje e papritur dhe e shpejtë që la bosh jo vetëm skrivaninë ku ai punonte me orë të zgjatura, për një shoqëri më të mirë për djalin e tij dhe për djemtë dhe vajzat tuaja, por edhe zemrat e kolegëve që i kishte fituar me mirësinë e tij të rrallë. Na fal që nuk të ndihmuam dot Florí, që ndoshta nuk bëmë aq sa duhet për jetën tënde të çmuar. Zoti të dhëntë ty paqen që meritojnë të drejtët”, shkruajnë kolegët në rrjetet sociale. Nga nisja e pandemisë, 10 policë kanë humbur jetën, 16 kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit, 317 rezultojnë të infektuar, ndërsa 312 janë të karantinuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *